LAJMI I FUNDIT:

BE-ja e ka furnizuar Ukrainën me mbi 980,000 predha, thotë Borrell

BE-ja e ka furnizuar Ukrainën me mbi 980,000 predha, thotë Borrell

Bashkimi Evropian i ka furnizuar Ukrainës me më shumë se 980,000 predha për luftën me Rusinë dhe planifikon të kalojë shifrën prej 1 milion deri në fund të këtij viti.

Kjo, sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, është bërë e ditur nga shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell.

BE-ja fillimisht vendosi të furnizojë 1 milion predha artilerie 155 mm deri në mars 2024, por zyrtarët më vonë thanë se kapaciteti i prodhimit ishte i pamjaftueshëm për të përmbushur objektivin.


“Unë e di se ne morëm një angazhim për të arritur këtë nivel deri në pranverë – dhe dështuam. Por ne mund ta bëjmë atë deri në fund të vitit”, ka thënë Borrell për median e Ukrainës European Pravda.

Kryeministri çek Petr Fiala ka thënë se një nismë e veçantë e udhëhequr nga Praga do të ketë dorëzuar 500,000 predha në Ukrainë deri në fund të vitit.

Ukraina ka rritur gjithashtu prodhimin vendas të mbrojtjes në përpjekje për të reduktuar varësinë e saj nga ndihma ushtarake nga aleatët e saj dhe për të siguruar furnizime në kohë.

Zyrtari më i lartë i armëve i Kievit tha se Ukraina ka rritur prodhimin e predhave nga zero para fillimit të agresionit të Rusisë në miliona në vit tani. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Memoaret e Angela Merkelit - çfarë thotë për Donald Trumpin dhe Ukrainën

Memoaret e Angela Merkelit - çfarë thotë për Donald Trumpin dhe Ukrainën

Evropa
Gaetz tërhiqet prej kandidaturës për prokuror të përgjithshëm, reagon  Trump

Gaetz tërhiqet prej kandidaturës për prokuror të përgjithshëm, reagon Trump

Amerika
Putin: Rusia testoi një raketë të re me rreze të mesme në një sulm ndaj Ukrainës

Putin: Rusia testoi një raketë të re me rreze të mesme në një sulm ndaj Ukrainës

Evropa
Netanyahu reagon pas lëshimit të urdhër arrestit ndërkombëtar kundër tij

Netanyahu reagon pas lëshimit të urdhër arrestit ndërkombëtar kundër tij

Azia
Urdhër arresti për Netanyahun, reagon BE-ja: Ky nuk është një vendim politik, por i drejtësisë

Urdhër arresti për Netanyahun, reagon BE-ja: Ky nuk është një vendim politik, por i drejtësisë

Evropa
Zëdhënëses së ministrisë së Jashtme ruse i cingëron telefoni në konferencë, dikush e urdhëron të mos flasë për sulmin me raketë ndërkontinentale në Ukrainë

Zëdhënëses së ministrisë së Jashtme ruse i cingëron telefoni në konferencë, dikush e urdhëron të mos flasë për sulmin me raketë ndërkontinentale në Ukrainë

Evropa
Kalo në kategori