LAJMI I FUNDIT:

Holanda i bashkohet Gjermanisë në zbatimin e kontrolleve shtesë kufitare

Holanda i bashkohet Gjermanisë në zbatimin e kontrolleve shtesë kufitare

Qeveria holandeze njoftoi të hënën planet për të futur kontrolle shtesë kufitare tokësore për të trajtuar migracionin e parregullt, pas një lëvizjeje të ngjashme nga Gjermania në shtator.

Masa është përpjekja e fundit e qeverisë së djathtë të vendit për të forcuar kontrollet e imigracionit mes rritjes së ndjenjës kundër të huajve në të gjithë Evropën, përcjell Telegrafi.

Ministri holandez i Migracionit, Marjolein Faber njoftoi politikën në një deklaratë për shtyp pasi mori miratimin e kabinetit.


“Është koha për të trajtuar migrimin e parregullt dhe kontrabandën e migrantëve në një mënyrë konkrete. Kjo është arsyeja pse ne do të fillojmë rivendosjen e kontrolleve kufitare në Holandë nga fillimi i dhjetorit”, tha ajo në një deklaratë.

Masa, e vendosur të hyjë në fuqi më 9 dhjetor, është në përputhje me ligjin e BE-së që kërkon nga shtetet anëtare të njoftojnë Brukselin katër javë përpara se të kufizojnë lirinë e lëvizjes.

Në fillim të këtij viti, Faber i tha Brukselit se edhe Holanda dëshironte të hiqte dorë nga detyrimet e BE-së për refugjatët.

Holanda ka qindra kalime kufitare tokësore me Gjermaninë dhe Belgjikën fqinje.

Aktualisht policia kryen kontrolle në vend. Faber thotë se kontrollet kufitare duhet të kryhen me sa më pak pengesa për trafikun.

Gjermania filloi të kryejë kontrolle të ngjashme në kufirin me Francën, Holandën, Belgjikën, Luksemburgun dhe Danimarkën muajin e kaluar pas disa sulmeve të profilit të lartë nga ekstremistët. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës

Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës

Azia
Edhe një problem për Trumpin, policia konfirmon dyshimet për sulm seksual të kandidatit për Sekretar të Mbrojtjes

Edhe një problem për Trumpin, policia konfirmon dyshimet për sulm seksual të kandidatit për Sekretar të Mbrojtjes

Amerika
Memoaret e Angela Merkelit - çfarë thotë për Donald Trumpin dhe Ukrainën

Memoaret e Angela Merkelit - çfarë thotë për Donald Trumpin dhe Ukrainën

Evropa
Gaetz tërhiqet prej kandidaturës për prokuror të përgjithshëm, reagon  Trump

Gaetz tërhiqet prej kandidaturës për prokuror të përgjithshëm, reagon Trump

Amerika
Pamje të reja të raketës balistike ndërkontinentale ruse që godet Ukrainën

Pamje të reja të raketës balistike ndërkontinentale ruse që godet Ukrainën

Evropa
Zëdhënëses së ministrisë së Jashtme ruse i cingëron telefoni në konferencë, dikush e urdhëron të mos flasë për sulmin me raketë ndërkontinentale në Ukrainë

Zëdhënëses së ministrisë së Jashtme ruse i cingëron telefoni në konferencë, dikush e urdhëron të mos flasë për sulmin me raketë ndërkontinentale në Ukrainë

Evropa
Kalo në kategori