LAJMI I FUNDIT:

Amorim u përshëndet me një fitore të pabesueshme, por mori një lajm të keq: Ai ende nuk mund të shkojë në Manchester

Amorim u përshëndet me një fitore të pabesueshme, por mori një lajm të keq: Ai ende nuk mund të shkojë në Manchester
Trajneri i ri portugez Ruben Amorim i ka dhënë lamtumirën me stil Sportingut të Lisbonës, pas së cilës do të fillojë angazhimin në pankinën e Manchester United.

Në katër vitet e fundit, sado joreale të tingëllojë, Amorim e ka kthyer Sportingun e Lisbonës në një forcë dominuese. Dy herë ka qenë kampion i Portugalisë, e ka marrë skuadrën në mes të protestave dhe situatës katastrofike dhe sot është një klub i paprekshëm në Portugali.

Nën drejtimin e Amorimit, Sportingu vazhdoi me ndeshje fantastike këtë sezon, kështu që aktualisht ka 11 fitore në 11 ndeshje të kampionatit portugez, ndërsa në Ligën e Kampionëve tashmë ka hyrë në fazën eliminatore dhe barazohet për vendin e dytë në tabelën me 36 klube.

Ai mbrëmë i ka dhënë lamtumirën Sportingut me stil. Amorimi drejtoi klubin e tij për herë të fundit në këtë angazhim në një vizitë të vështirë te Braga, por skuadra e tij arriti të kthejë deficitin 2:0 dhe të fitojë derbin me rezultat 4:2.


Për t’i bërë gjërat më mbresëlënëse, kur të preferuarit e tij dhe yjet që krijoi dështuan, ai u ndihmua nga rezervistët. Kështu ai futi në lojë Conrad Harder dhe Hidemasa Morita, të cilët sollën një kthesë me tre nga katër golat e shënuar.

Pas ndeshjes pati një festë të madhe dhe lamtumire që do të mbahet mend përgjithmonë. Ai i tha lamtumirë klubit dhe tani do të shkoj në Manchester, ku do të përpiqet ta kthejë gjigantin e rënë United në një forcë të re në Evropë.

Por fillimi i tij nuk është ai që kishte planifikuar. Sipas marrëveshjes mes klubeve, ai duhej të niste sot angazhimin me Manchester United, por nuk mori leje pune.

Siç raporton tabloidi anglez The Telegraph mëngjesin e sotëm, ai nuk mund të fillojë zyrtarisht angazhimin e tij me Manchester United nga data e planifikuar sot për shkak se i është vonuar leja e punës.

Dokumentet përkatëse për vizën “International Sports Person” nuk u plotësuan në kohë, ndaj atij i duhet të presë edhe disa ditë për t’iu bashkuar ekipit të ri. Fatmirësisht për Manchester Unitedin, sot nis pushimet ndërkombëtare, ndaj do të kenë më shumë kohë për të zgjidhur gjithçka.Derisa të marrë lejen e punës, Amorim nuk mund ta udhëheqë ekipin as në stërvitje në Carrington, ndaj skuadra do të drejtohet nga Ruud van Nistelrooy. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Cristiano Ronaldo mund të kthehet në Evropë, trajneri i njohur tashmë e ka telefonuar

Cristiano Ronaldo mund të kthehet në Evropë, trajneri i njohur tashmë e ka telefonuar

Ligat tjera
Sylvinho drejt largimit nga Shqipëria, mësohet skuadra që pritet ta drejtojë

Sylvinho drejt largimit nga Shqipëria, mësohet skuadra që pritet ta drejtojë

Kombëtarja e Shqipërisë

"Nuk mund të bërtasësh Serbi, Serbi në një stadium përballë një populli të masakruar" - gazetari rumun shumë kritikues ndaj tifozëve

Përfaqësuesja e Kosovës
As nuk deshën të dëgjonin për Pogban - vjen refuzimi i parë nga një klub i madh në Evropë

As nuk deshën të dëgjonin për Pogban - vjen refuzimi i parë nga një klub i madh në Evropë

La Liga
Real Madridi mund të futet në garë për Lookman, por çmimi i kërkuar mbetet problem

Real Madridi mund të futet në garë për Lookman, por çmimi i kërkuar mbetet problem

La Liga
Kosova me paraqitje shumë të dobët ndaj Zvicrës - shënojnë vetëm 43 pikë

Kosova me paraqitje shumë të dobët ndaj Zvicrës - shënojnë vetëm 43 pikë

Sport
Kalo në kategori