LAJMI I FUNDIT:

Inter aktualisht është nën menaxhimin e Oaktree – kompania ka aktualisht dy skenarë rreth të ardhmes së klubit italian

Inter aktualisht është nën menaxhimin e Oaktree – kompania ka aktualisht dy skenarë rreth të ardhmes së klubit italian

Nga 22 maji 2024, kontrolli i Interit kaloi në duart e kompanisë Oaktree, që e mori nga Suning, pronari i mëparshëm – të cilëve fondi i kishte dhënë hua prej 275 milionë në vitin 2021, duke marrë si peng shumicën e aksioneve të klubit Nerazzurrë.

Fondi amerikan, i cili ishte tashmë në bordin e drejtorëve të klubit Nerazzurr është që nga viti 2021, por në sezonin e tyre të parë real në krye, ngjallë shumë dyshime rreth së ardhmes së klubit, pasi po flitet për një shitje të mundshme dhe zërat kanë filluar të qarkullojnë për këtë gjë.

Sipas Carlo Festa, gazetar i Il Sole 24 Ore, qendra e diskutimit në Oaktree është mundësia e qëndrimit në Inter për një periudhë minimale prej tre vitesh, pra deri në vitin 2027, për t’i dhënë vlerë investimit, ose për të shitur klubin në kohë më të shkurtër.


Sipas asaj që shkruan e përditshmja që për bazë ka lajmet ekonomike, tashmë kishte disa bashkëbisedues të interesuar për blerjen e klubit, të cilët do të vinin përmes bankave si Goldman Sachs.

“Disa banka investuese, përfshirë edhe Goldman Sachs amerikane, kanë propozuar muajt e fundit disa bashkëbisedues potencialë për blerjen e klubit Nerazzurrë. Por asnjë interesim nuk ka pasur një evolucion konkret”, shkruan ku medium.

Oaktree pritet të marrë sot pronësinë e Interit nga Suning, pas skadimit të afatit të borxhit
Lexo po ashtu Oaktree pritet të marrë sot pronësinë e Interit nga Suning, pas skadimit të afatit të borxhit

Oaktree, si fond, vlerëson mundësi të ndryshme, përfshirë edhe shitjen para tre vjetësh. Megjithatë, ka nga ata, si Alejandro Cano, që duan të arrijnë të paktën 2027.

“Duhet thënë se Oaktree është një fond dhe si i tillë vlerëson të gjitha mundësitë. Por në rastin e Interit, tema debatohet mes Milanit dhe Los Anxhelosit. Ndër mbrojtësit e një qëndrimi të paktën tre-vjeçar është Alejandro Cano, menaxheri spanjoll i Oaktree për strategjinë e mundësive globale dhe një tifoz i madh i futbollit”, vazhdon shkrimi. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Nëse ndeshja me Rumaninë nuk sjell tri pikë: Rivalët e mundshëm të Kosovës për play-off, mes tyre edhe Shqipëria

Nëse ndeshja me Rumaninë nuk sjell tri pikë: Rivalët e mundshëm të Kosovës për play-off, mes tyre edhe Shqipëria

Përfaqësuesja e Kosovës

"Jemi të lumtur dhe tani presim kundërshtarin e play-offit" - Muriqi flet pas fitores

Përfaqësuesja e Kosovës

"Nuk mund të bërtasësh Serbi, Serbi në një stadium përballë një populli të masakruar" - gazetari rumun shumë kritikues ndaj tifozëve

Përfaqësuesja e Kosovës
Kosova merr fitore me shumë mund ndaj Lituanisë, tri pikë mbesin në

Kosova merr fitore me shumë mund ndaj Lituanisë, tri pikë mbesin në "Fadil Vokrri"

Përfaqësuesja e Kosovës
Notat e lojtarëve, Kosovë 1-0 Lituani: Aro Muric më i miri, Jashari i bën të gjitha

Notat e lojtarëve, Kosovë 1-0 Lituani: Aro Muric më i miri, Jashari i bën të gjitha

Përfaqësuesja e Kosovës
Foda beson se Kosova është në rrugën e duhur, falënderon tifozët për përkrahjen e madhe në

Foda beson se Kosova është në rrugën e duhur, falënderon tifozët për përkrahjen e madhe në "Fadil Vokrri"

Përfaqësuesja e Kosovës
Kalo në kategori