Deputetja Monika Kryemadhi e zbatoi me përpikëri vendimin e Gjykatës së Posaçme, duke u paraqitur në SPAK të hënën e parë të muajit nëntor, në orën 12:00.
Pasi doli nga ambientet e Prokurorisë së Posaçme, deputetja e Partisë së Lirisë foli për mediat duke thënë se do të përballet me drejtësinë, pavarësisht se në gjykimin e saj organi i akuzës ka bërë shkelje ligjore.
“Unë jam një individ, aq më shumë një politikane që vendos të përballem edhe me padrejtësitë që bëhen. Sigurisht që unë po bëj komplet mbrojtjen time ligjore sa i përket pretendimeve që ka ngritur SPAK ndaj meje. Kam konstatuar një sërë shkeljesh ligjore të konsumuara nga organi i akuzës. Patjetër që këto do të kundërshtohen me prova, me fakte dhe argumente që do t’u vërtetojnë shqiptarëve të kundërtën e asaj që shkruhet. Normalisht dhe ju do të njiheni me to, me të vërtetat e Monika Këmbësores dhe satelitëve të gjithësisë. Kështu që duroni se do të informoheni për të gjitha pasi edhe ky është proces që kërkon sistemin e vetë të zbatimit të gjërave dhe për të treguar sesa i vërtetë është procesi dhe sa qëndrojnë faktet”, tha Kryemadhi.
E pyetur nga gazetarët nëse ka pasur komunikim me Presidentin e Partisë së Lirisë, Ilir Meta, që nga momenti i burgosjes së tij, Kryemadhi ka mohuar diçka të tillë.
“Jo, jo. Nuk komunikoj, zero me zotin Meta”, u shpreh ajo.
Monika Kryemadhi është nën hetim për dosjen “Meta”, e cila ka çuar pas hekurave ish-bashkëshortin e saj, i cili u arrestua me urdhër të SPAK dhe akuzohet për veprat penale të korrupsionit, pastrimit të parave dhe mosdeklarimit të pasurisë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
“Ka vdekë një grua nga mbidoza, gjithë natën dëgjohen zhurma”, shtëpitë e pabanuara në kryeqytet strehë e narkomanëve
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje