LAJMI I FUNDIT:

Partia e Lirisë kërkon emrat e policëve që arrestuan Ilir Metën, afat deri më 7 nëntor

Partia e Lirisë kërkon emrat e policëve që arrestuan Ilir Metën, afat deri më 7 nëntor

Partia e Lirisë kërkon emrat e punonjësve të policisë që arrestuan Ilir Metën. Në një deklaratë për mediat sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi bëri të ditur se i kanë paraqitur një kërkesë ministrit të Brendshëm Ervin Hoxha dhe drejtorit të Përgjithshëm të Policisë Ilir Proda, ku u kërkohet vënia në dispozicion e emrave që sipas tij “rrëmbyen kreun e PL-së”.

Për këtë kërkesë Blushi thekson se i kanë lënë afat deri më 7 nëntor për përgjigje zyrtare nga Ministria e Brendshme dhe drejtoria e Policisë, në të kundërt sipas tij do të mbajnë përgjegjësi penale

“Të na vini në dispozicion brenda datës 07.11.2024 emrat e të gjithë skuadrës së pretenduar policore. Emrat e personave që kanë urdhëruar dhe kanë udhëhequr këtë operacion kriminal. Nëse brenda datës 07.11.2024 nuk na përcillni emrat e personave, për të vijuar me përgjegjësinë personale të atyre personave që kanë dhënë urdhër dhe kanë ekzekutuar në mënyrë barbare një vendim gjyqësor në kundërshtim flagrant me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë dhe me parimet ndërkombëtare që mbrojnë të drejtat e njeriut, do të jeni Ju personi që do të mbajë përgjegjësi penale për konsumim të veprave penale “Shpërdorim detyre” dhe “Moskallëzmi i krimit” dhe për bashkëpunim në kryerjen e veprave penale”, thuhet në kërkesën e PL-së. /Telegrafi/


Në trend Lajme

Më shumë
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost

“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin

Lajme
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Politikë
Analistët komentojnë adresimin e presidentes Osmani në Kuvend

Analistët komentojnë adresimin e presidentes Osmani në Kuvend

Lajme
“Ka vdekë një grua nga mbidoza, gjithë natën dëgjohen zhurma”, shtëpitë e pabanuara në kryeqytet strehë e narkomanëve

“Ka vdekë një grua nga mbidoza, gjithë natën dëgjohen zhurma”, shtëpitë e pabanuara në kryeqytet strehë e narkomanëve

Sociale
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve

Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve

Drejtësi
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Kalo në kategori