LAJMI I FUNDIT:

Kurti mori pjesë në pritjen mirëseardhëse të Forumit Ekonomik të Vjenës

Kurti mori pjesë në pritjen mirëseardhëse të Forumit Ekonomik të Vjenës

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti dhe zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla-Schwarz morën pjesë mbrëmë në pritjen mirëseardhëse që i paraprinë Forumit Ekonomik të Vjenës, i cili mbahet sot.

Sipas një njoftimi për media, në adresimin e tij kryeministri Kurti falënderoi organizatorët e forumit dhe pjesëmarrësit e tij.

Ai tha se ditëve tona bashkëpunimi ekonomik është më i rëndësishëm se kurrë më parë, dhe se përgjatë këtij forumi Republika e Kosovës do të paraqesë ofertën e saj se pse investitorët e huaj duhet ta hedhin shikimin kah vendi ynë për mundësi të investimeve dhe rritje të shkëmbimeve tregtare.


“Edicioni i 21-të i këtij forumi po zhvillohet me temën ‘Ekonomia rajonale si pjesë e ekonomisë evropiane dhe globale’. Prezantimet dhe diskutimet do të mbahen në katër sesione të ndara. Kryeministri Kurti do të jetë folës kyç në sesionin e katërt që fillon nga 14:00, me titull ‘Bashkëpunimi ekonomik është më i rëndësishëm se kurrë më parë’ “, thuhet në njoftim. /Telegrafi/