LAJMI I FUNDIT:

Egzon Kelmendi-Elkosi, kandidat për deputet në listën e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës

Egzon Kelmendi-Elkosi, kandidat për deputet në listën e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës

Egzon Kelmendi – Elkosi ka njoftuar se ka vendosur që të jetë pjesë Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), njëherësh edhe kandidat për deputet nga ky subjekt politik në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit 2024.

Përmes një postimi në rrjetin social, Facebook, Egzon Kelmendi – Elkosi, ka thënë se vendimin për anëtarësim në AAK e ka marrë, duke vlerësuar se kjo parti përfaqëson vlerat dhe vizionin të cilave u beson.

“Me këtë anëtarësim, kam vendosur të kandidoj si deputet, i përkushtuar për të sjellë ndryshime që përmirësojnë jetën e qytetarëve tanë dhe zhvillimin e qëndrueshëm të Kosovës”, ka shkruar Kelmendi-Elkosi në Facebook, transmeton Telegrafi.


Ai tutje ka shkruar se “dua të shpreh falënderimin tim të thellë për kryetarin e AAK-së, z.Ramush Haradinaj për besimin dhe mbështetjen që ka treguar në këtë rrugëtim. Një falënderim i veçantë shkon edhe për degën e AAK-së në Pejë, që ka qenë një mbështetje kyçe dhe motivim për të ndërmarrë këtë hap të rëndësishëm”.

“Si kandidat për deputet, synimi im është të përfaqësoj me dinjitet zërin e qytetarëve tanë dhe të punoj për zgjidhje të prekshme dhe të qëndrueshme”.

“Prioritetet e mia përfshijnë zhvillimin ekonomik, përfaqësimin e prodhuesve vendor, gjithashtu duke ju siguruar që gjatë mandatit tim fokus do ta kem edhe mbështetjen e rinisë, pasi e ardhmja e Kosovës qëndron tek ata”.

“Me besim dhe përkushtim, kërkoj mbështetjen tuaj për të ndërtuar së bashku një të ardhme më të mirë dhe më të drejtë për Kosovën”, ka shkruar Egzon Kelmendi-Elkosi.

Edhe Ramush Haradinaj, kandidat për kryeministër i koalicionit AAK-Nisma-Konservatorët-E30, ka njoftuar se Egzon Kelmendi do të jetë pjesë e listës së Aleancës si kandidat për deputet.

Sipas ish-kryeministrit, Elkos Group, e udhëhequr nga familja Kelmendi, është shembull i shkëlqyer i sipërmarrjes vendore dhe shtyllë e rëndësishme e ekonomisë kosovare.

“Egzon Kelmendi, duke ndjekur gjurmët e babait të tij Ramizit, ka treguar se si inovacioni dhe shpirti ndërmarrës mund të çojnë në zgjerim të biznesit dhe depërtim në tregjet e huaja,” deklaroi Haradinaj në një postim në Facebook.

Ai shtoi se kjo është rruga që duhet ndjekur për të ndërtuar një Kosovë të fortë ekonomikisht.

Lideri i AAK-së theksoi angazhimin e koalicionit për të krijuar një Kosovë që jo vetëm gjeneron vende të reja pune, por edhe shndërrohet në një forcë eksportuese. “Vizioni ynë për anëtarësimin direkt në NATO përmes Planit Aksional, shpejton këto synime, që do ta bëjnë më të mirë jetën për qytetarët e Kosovës,” përfundoi kandidati për kryeministër. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Politikë
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje

Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje

Lajme
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Lajme
“Ka vdekë një grua nga mbidoza, gjithë natën dëgjohen zhurma”, shtëpitë e pabanuara në kryeqytet strehë e narkomanëve

“Ka vdekë një grua nga mbidoza, gjithë natën dëgjohen zhurma”, shtëpitë e pabanuara në kryeqytet strehë e narkomanëve

Sociale
Mahmuti: Falsifikimi nuk mund të përligjet, Lëvizja Popullore e Kosovës - themeluesja e UÇK-së nuk kishte logo

Mahmuti: Falsifikimi nuk mund të përligjet, Lëvizja Popullore e Kosovës - themeluesja e UÇK-së nuk kishte logo

Lajme
Analistët komentojnë adresimin e presidentes Osmani në Kuvend

Analistët komentojnë adresimin e presidentes Osmani në Kuvend

Lajme
Kalo në kategori