Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, gjatë qëndrimit dyditor në Zvicër ishte i ftuar për një adresim dhe diskutim nga Shoqëria zvicerane për Politikë të Jashtme, të shoqëruar me një bashkëbisedim me redaktorin për politikë të jashtme të NZZ, Andreas Ernst.
Kryeministri tha se Kosova dhe Zvicra kanë një marrëdhënie të veçantë e cila e tejkalon diplomacinë dhe është e pasuruar nga lidhjet e thella njerëzore. Për shumë shqiptarë, Zvicra është shtëpia e dytë dhe për gjeneratën e dytë dhe të tretë të shqiptarëve atje, është shtëpia e tyre dhe vendi ku ata ndërtojnë shpresave dhe ëndrrat e tyre, shtoi më tej.
“Ai foli për progresin e vendit viteve të fundit në rrafshin ekonomik, masat e punësimit dhe uljen e papunësisë nga 25.8% në 10.7%, për përparimin e bërë në luftimin e korrupsionit dhe vendosjen e sundimit të ligjit, dhe përmirësimin në respektimin e të lirive civile dhe të drejtave politike”, thuhet në njoftimin e Kryeministrisë.
Në adresimin e tij fillestar, kryeministri Kurti trajtoi edhe raportet me Serbinë dhe procesin e dialogut të lehtësuar nga Bashkimi Evropian.
Ai elaboroi zhvillimet në këtë proces, refuzimin e Serbisë për të nënshkruar Marrëveshjen e dakorduar Bazike dhe Aneksin e saj të zbatimit dhe nënvizoi shkeljet e vazhdueshme nga ana e Serbisë të cilat kulmuan me letrën e ish-kryeministres serbe Ana Brnabiç dërguar Bashkimit Evropian në të cilën thuhet se Serbia nuk do të respektojë integritetin territorial të Kosovës, gjë që praktikisht nënkupton tërheqje nga Marrëveshja Bazike dhe parimet themelore të saj.
Ai gjithashtu tërhoqi vëmendjen e rreziqeve nga zgjerimi i ndikimit ekonomik dhe politik të Rusisë dhe Kinës në rajon.
Me këtë rast, kryeministri theksoi se për Kosovën dhe gjithë Ballkanin Perëndimor është thelbësore që të mbesin të ankoruar në bashkësinë Evropiane të vlerave, dhe se ky angazhim nuk është vetëm për rritje ekonomike – por ka të bëjë me ruajtjen e demokracisë dhe lirinë.
“Unë e parashoh një Evropë ku Ballkani Perëndimor është plotësisht i integruar, jo vetëm ekonomikisht por edhe kulturalisht si dhe në aspektin shoqëror. Një Evropë mjaftueshëm e fortë për t’i rezistuar presioneve të jashtme, në mbrojtje të të gjithë qytetarëve të saj. Një Evropë ku të rinjtë tanë shohin një të ardhme në të cilën mund të besojnë dhe ku mund të përmbushin ëndrrat e tyre. Vitet në vijim do të jenë vendimtare në përcaktimin e ritmit të integrimit në BE”, u shpreh kryeministri.
Strategjia e Politikës së Jashtme të Zvicrës 2024-2027 reflekton shumë nga vlerat dhe objektivat që ka edhe Kosova, theksoi kryeministri.
Ruajtja e sigurisë, prosperitetit dhe pavarësisë përball kushteve sfiduese globale, prioritizimi i mbështetjes për një Evropë të qëndrueshme, promovimi i multilateralizmit dhe ndjekja e një politike aktive paqësore – janë parime që përputhen me vizionin tonë për Ballkanin Perëndimor, veçoi kryeministri në adresimin e tij.
Ai bëri thirrje që Zvicra të vazhdojë të mbështesë Kosovën në anëtarësimin në organizata ndërkombëtare dhe bashkëpunime multilaterale, që për shtete si ne janë esenciale për të arritur qëllimet ekonomike dhe të sigurisë. Kryeministri gjithashtu shprehu falënderimin e tij ndaj gjithë atyre që kanë avokuar dhe vazhdojnë të avokojnë për anëtarësimin e Kosovës në organizata në të cilat nuk është ende anëtare, veçanërisht në Këshillin e Evropës, Bashkimin Evropian dhe NATO. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëGjendet pas një viti xhipi i Komunës së Mitrovicës së Veriut
Rashiq: Rakiq u rrah për mashtrimet ndaj serbëve në veri
Sa mjekë e infermierë nuk ishin në vend të punës gjatë kontrollit të komisionit të QKUK-së në vitin 2023?
Policia kërkon bashkëpunimin e qytetarëve për identifikimin e tre personave për shpërdorim të pasurisë
Vëllau i Liridona Ademajt: Fëmijët janë të brengosur nga fakti që e panë se si babai i tyre e shtrëngoi për krahu nënën e tyre që të kryhet më lehtë vrasja
Subvencionet për familjet me asistencë sociale jo efektive, thonë ekspertët
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Përdoruesit e Netflix zbulojnë momentin e saktë të kurdisjes së duelit Paul-Tyson
Eksperti i gjuhës së trupit tregon momentin e saktë kur dueli mes Jake Paul dhe Mike Tyson ndryshoi kahje
Benjamin Imeri shkatërroi boksierin serb qysh në raundin e parë – gjyqtari ndërpreu meçin
Gjendet pas një viti xhipi i Komunës së Mitrovicës së Veriut
Ndërsa huliganët serbë po digjnin flamurin shqiptar, Granit Xhaka përplasje me dhjetëra lojtarë në ndeshjen Zvicër-Serbi
Gjyqtari i CAS-it tregon dënimin që e pret Rumaninë pas incidenteve në ndeshjen me Kosovën