LAJMI I FUNDIT:

Bojkoti i Kuvendit nga shumica parlamentare, përplasen Imer Mushkolaj me deputetët e LVV-së

Bojkoti i Kuvendit nga shumica parlamentare, përplasen Imer Mushkolaj me deputetët e LVV-së

Analisti Imer Mushkolaj ka hedhur kritika ndaj partisë në qeverisje për bojkotimin e seancave të thirrura nga opozita, derisa dy deputetët e LVV-së kanë dhënë argumentet e tyre pse shumica po vepron kështu.

“I keni edhe 20 pika të rendit të ditës që i bartni në Kuvend nga seanca në seancë”, ka deklaruar Mushkolaj në RTV Dukagjini.

“Mirë janë 20 pika, por krahasoni me legjislaturat e kaluara”, i është përgjigjur deputeti Arbër Rexhaj.


“Mirë por çfarë të krahasojmë. Ju keni ardhur në pushtet të veproni ndryshe. Populli ua ka dhënë besimin mbi 50% që të mos veproni si ata që ishin në qeverisje para jush”, ka qenë kundër-replika e analistit Mushkolaj.

Rexhaj në kundër replikën e tij ka thënë se “krahasimi duhet të bëhet për të treguar se nuk jemi si ata”.

Replika ka pasur edhe mes Mushkolajt dhe deputetit tjetër të LVV-së, Mirsat Shkreta.

Ky i fundit ka thënë se LVV po i bojkoton seancat e opozitës pasi sipas tij ato janë të pakuptimta.

“Këta [opozita] merren vetëm me komisione hetimore dhe seanca të jashtëzakonshme. Nëse agjenda e Kuvendit është kjo, jo faleminderit. Ne nuk marrim pjesë. Seancat e jashtëzakonshme kanë kuptim vetëm kur të mbahen seancat e rregullta”, ka deklaruar Shkreta.

Analisti Imer Mushkolaj ka shprehur shqetësimin për bojkotin e Kuvendit nga ana e deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), duke e cilësuar këtë veprim si të paprecedentë.

Mushkolaj ka thënë se si shumicë parlamentare, deputetët e LVV-së kanë përgjegjësinë për mbarëvajtjen e Kuvendit.

“Bojkoti si instrument politik parlamentar nga ana e pushtetit është i paprecedentë. Këtë duhet me kuptu ju si shumicë parlamentare e keni përgjegjësinë për mbarëvajtjen e Kuvendit. Ju mundeni me bojkotu e mos me shku, po zakonisht këtë e bën opozita parlamentare e jo pushteti. Ju e keni shumicën dhe jeni përgjegjës për mbarëvajtjen. Aq ma tepër për mua ka qenë qysh kryetari i kuvendit nuk e udhëheq mbledhjen e Kuvendi”, ka deklaruar Mushkolaj.

Analisti thotë se LVV-ja nuk është modeli më i mirë e të berit opozitë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Serbia nuk luan dot me Kosovën”, deputeti gjerman: Bisedime të reja pas zgjedhjeve

“Serbia nuk luan dot me Kosovën”, deputeti gjerman: Bisedime të reja pas zgjedhjeve

Lajme
Tragjedi në Prizren: I bie profili i metalit në kokë, punëtori humb jetën gjatë renovimit të një ndërtese

Tragjedi në Prizren: I bie profili i metalit në kokë, punëtori humb jetën gjatë renovimit të një ndërtese

Kronika e Zezë
Rama në Londër flet për vrasjen e Martin Canit: Pa u varrosur ende 14-vjeçari, dalin djajtë nga shishet e ia marrin valles

Rama në Londër flet për vrasjen e Martin Canit: Pa u varrosur ende 14-vjeçari, dalin djajtë nga shishet e ia marrin valles

Lajme
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Lajme
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan

Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan

Lajme
Mbi 27 mijë vetura, gati 364 milionë euro nga importi i veturave në Kosovë

Mbi 27 mijë vetura, gati 364 milionë euro nga importi i veturave në Kosovë

Lajme
Kalo në kategori