LAJMI I FUNDIT:

Arrestohet personi i tretë për zjarrëvënie të veturës në Ferizaj

Arrestohet personi i tretë për zjarrëvënie të veturës në Ferizaj
Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar një person për zjarrëvënie të veturës në Ferizaj.

Policia njofton se më datën 24.10.2024 rreth orës 03:25 jemi njoftuar se tek qendra “Village Shopping & Fun”  në Ferizaj një veturë ishte kapluar nga zjarri.

“Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë ekipe të policisë, policët e rendit, hetuesit e stacionit dhe hetuesit rajonal, të cilët kanë mësuar se një veturë me targa vendore ishte kapluar nga zjarri, ndërsa zjarrfikësit kishin fikur zjarrin.


Nën autorizim të prokurorit të shtetit, hetuesit rajonal i kanë marrë të gjitha veprimet hetimore dhe nga hetimet e para, dyshohet se dy persona të maskuar i kanë vënë zjarrin veturës dhe ishin larguar në drejtim të panjohur. Dëmet e shkaktuara në veturë ishin rreth 20.000 euro”, thuhet në njoftim.

Pas një pune intensive hetimore në terren, shikimit të kamerave të sigurisë, fillimisht hetuesit rajonal kanë arritur të identifikojnë dy persona të dyshuar : M.B ( M/K) i moshës 16 vjeçar dhe A.Z ( M/K) i moshës 17 vjeçar, të cilët më datë 25.10.2024, rreth orës 15:40 u arrestuan dhe në prezencë të avokatit mbrojtës, përfaqësuesit të Qendrës për Punë Sociale dhe prindërve pasi ishin intervistuar nga hetuesit rajonal, me vendim të prokurorit të shtetit u ndaluan në mbajtje për 24 orë për procedura të mëtejme hetimore.

Gjithashtu ishte sekuestruar edhe një motoçikletë që dyshohet se është përdorur në rastin e zjarrëvënies.

Kurse në kërkim policor ishte edhe një person tjetër, i dyshuar për cytje në këmbim të parave të zjarrëvënies së veturës, i cili më datën 31.10.2024 rreth orës 04:45 është ndaluar në pikën kufitare me Malin e Zi.

I dyshuari E.M ( M/K) i moshës 24 vjeçar është shoqëruar në Sektorin Rajonal të Hetimeve në Ferizaj, i cili është intervistuar ne prezencë edhe të avokatit mbrojtës nën dyshimin se ka shtyrë nën këmbim të një shume të caktuar të parave dy të miturit të kryejnë zjarrëvënie të veturës në Ferizaj.

Me vendim të prokurorit të shtetit është ndaluar në mbajtje për 48 orë për procedura tjera hetimore. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Politikë
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost

“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin

Lajme
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Lajme
Analistët komentojnë adresimin e presidentes Osmani në Kuvend

Analistët komentojnë adresimin e presidentes Osmani në Kuvend

Lajme
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve

Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve

Drejtësi
Kalo në kategori