LAJMI I FUNDIT:

Gashi: Kuvendi është i gatshëm për ndryshimet kushtetuese

Gashi: Kuvendi është i gatshëm për ndryshimet kushtetuese

Kryetari i Kuvendit të RMV-së, Afrim Gashi, thotë se Kuvendi është i gatshëm që ndryshimet kushtetuese të përfshijnë edhe bullgarët, por sipas tij, duhet vetëm vullnet politik, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Kuvendi për sa i përket procedurës është i gatshëm ta fillojë në çdo kohë. Por për të filluar atë proces duhet vullnet politik dhe një marrëveshje që të kemi një perceptim të qartë, që të mos fillojmë diçka që nuk do të funksionojë për ne.

Për sa i përket Kuvendit, shërbimeve dhe procedurës jemi gati. Shpresojmë se do ta arrijmë atë marrëveshje politike sa më shpejt që të jetë e mundur për të filluar atë proces.


Do të doja që të ishte sa më shpejt sepse vërtet mendoj se është e një rëndësie strategjike dhe jetike që sa më shpejt t’i nisim negociatat dhe të bëhemi anëtar i plotë i BE-së”, tha Gashi duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Lajme
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Politikë
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Lajme
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost

“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin

Lajme
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve

Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve

Drejtësi
Kalo në kategori