LAJMI I FUNDIT:

Bislimi për Raportin e Progresit: Do t’i zbatojmë rekomandimet, pavarësisht masave të padrejta

Bislimi për Raportin e Progresit: Do t’i zbatojmë rekomandimet, pavarësisht masave të padrejta

Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Kosovës, Besnik Bislimi dhe Shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Ambasadori Aivo Orav, doli në konferencë të përbashkët për media, pas takimit të përbashkët me Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, ku u bë dorëzimi i Raportit të Progresit për vitin 2024. 

Zëvendëskryeministri Bislimi tha se Kosova i mirëpret rekomandimet e këtij raporti, dhe se do të vazhdojë zbatimin e rekomandimeve, “pavarësisht masave të padrejta ndaj Kosovës, masa që janë në kundërshtim me vlerat e BE-së”.

“Kosova i ka përmbushë të gjitha kërkesat dhe beson se konform rekomandimit të Z.Borell, Këshilli i Ministrave të heqë masat ndaj Kosovës”, tha Bislimi.


Ai ka përmendur progreset e renditura në raport, si ato në politikë të jashtme, drejtësi, ekonomi, politika sociale etj.

“Te blloku i kritereve politike, raporti nxjerr në pah arritje kyçe në sistemin e drejtësisë, luftën kundër korrupsionit dhe avancimin e barazisë gjinore. Për përpjekjet kundër korrupsionit është nënvizuar themelimi i njësisë speciale hetimore në PK dhe Ligji për prokurorinë speciale. Këto politika kanë forcuar transparencën dhe llogaridhënien e qeverisjes. Ndërkaq avancimet në fushën e barazisë gjinore, si buxhetimi me ndjeshmëri gjinore dhe përfaqësimi i shtuar i grave në nivelin komunal dëshmojnë angazhimin e Qeverisë për qeverisje gjithëpërfshirëse dhe të drejtë”, tha Bislimi, raporton RTK.

Ndërkohë shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian, Aivo Orav, tha se pasi Kosova t’i adaptojë reformat në perputhje me agjendat e BE-së, BE do ta mbështesë me fondet.

“Aderimi në BE-së është një çështje shumë me rëndësi  dhe për BE-në është obligim ti përgjigjet historisë. Ky hov i ri për zgjerimin është mu tani, kohët e fundit kemi hapë negociatat me Shqipërinë, pas shume viteve punë. Pasi të adaptoni reformat në përputhje me agjendat e BE-së ne do t’ju mbështesim me fondet. Kosova dhe vendet e Ballkanit Perëndimor kanë shumë punë për të bërë edhe duke zgjidhur çështjet me njëra tjetrën”, tha Orav.

Sa i përket sulmit në Bansjkë dhe reagimit policor, ai tha se kjo ka treguar reagimin profesional të Policisë së Kosovës.

Orav tha mes tjerash se Borell ka rekomanduar heqjen e masave ndaj Kosovës dhe se diskutimet po vazhdojnë me anëtarët e Këshillit të Ministrave.

Në trend Lajme

Më shumë
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Lajme
Mbahet seanca gjyqësore për rastin

Mbahet seanca gjyqësore për rastin "Kobra", ai thotë se nuk ndihet fajtor

Drejtësi
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Politikë
Arrestohen 18 persona në Prizren për bixhoz të paligjshëm dhe armëmbajtje pa leje

Arrestohen 18 persona në Prizren për bixhoz të paligjshëm dhe armëmbajtje pa leje

Kronika e Zezë
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Lajme
Kalo në kategori