LAJMI I FUNDIT:

Edhe një kopsht i ri për fëmijë në Gjorçe Petrov, Limani: Do të sigurojë përfshirjen e 100 fëmijëve të ri në edukimin parashkollor

Edhe një kopsht i ri për fëmijë në Gjorçe Petrov, Limani: Do të sigurojë përfshirjen e 100 fëmijëve të ri në edukimin parashkollor

Ministri i Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë, Fatmir Limani, së bashku me kryetarin e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, kryetarin e komunës së Gjorçe Petrovit, Aleksandar Stojkoski, ministrin Vllaldo Misajllovski, zëvendësministrin Vellkovski dhe deputetë të tjerë të pranishëm, këshilltarë dhe qytetarë, simbolikisht shënuan fillimin e ndërtimit të kopshtit të ri të fëmijëve në vendbanimin Stopanski Dvor, të komunës së Gjorçe Petrovit.

“Ky kopsht fëmijësh paraqet një investim të rëndësishëm në të ardhmen e fëmijëve tanë. 100 fëmijë të ri do të kenë mundësinë të ndjekin edukimin parashkollor në vendbanimin e tyre. Në të njëjtën kohë, kjo paraqet një përfitim të dyfishtë, si për prindërit që mund t’i bashkohen tregut të punës duke i dërguar në kopsht fëmijët e tyre dhe në këtë mënyrë duke e përmirësuar gjendjen ekonomike të familjes, ashtu edhe për ne si vend duke e rritur numrin e qytetarëve të punësuar”, nënvizoi ministri Limani.

Kopshti i ri, i cili është pjesë e IPKKF Rosica, po ndërtohet me vendim të Qeverisë për ndarjen e mjeteve të parapara nga Nën-programi 3A – ndërtimi, pajisja dhe mirëmbajtja e objekteve për mbrojtjen e fëmijëve në vlerë prej 60 milionë denarë.


“Ky hap është vetëm fillimi i angazhimit tonë për të përmirësuar kushtet e jetesës së më të vegjëlve. Besojmë se me përpjekje të përbashkëta do të krijojmë një të ardhme më të mirë dhe më të ndritur për fëmijët tanë. Në periudhën në vijim do të investojmë shumë në ndërtimin e kopshteve të reja, me synim uljen e listave të pritjes për t’u bashkëngjitur institucioneve parashkollore. Mbase çdo fëmijë duhet të ketë mundësinë të jetë pjesë e arsimit dhe edukimit parashkollor”, nënvizoi ministri Limani.

Në fund ai tha se Qeveria dhe Ministria mbeten të hapura për të gjitha zgjidhjet e propozuara që do të përmirësojnë mirëqenien e tyre.

Në trend Lajme

Më shumë
E përcolli deri tek shkallët, mjeku i QKUK-së plot emocion rrëfen takimin me Thaçin

E përcolli deri tek shkallët, mjeku i QKUK-së plot emocion rrëfen takimin me Thaçin

Lajme
Vizita e Thaçit te babai i sëmurë, kritikohet qasja e Gjykatës Speciale

Vizita e Thaçit te babai i sëmurë, kritikohet qasja e Gjykatës Speciale

Drejtësi
Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

Siguri
Momenti kur sigurimi i Speciales ia tërheq vërejtjen mjekut pas diskutimit me Thaçin

Momenti kur sigurimi i Speciales ia tërheq vërejtjen mjekut pas diskutimit me Thaçin

Lajme
KQZ: Mbi 1,000 vota me postë konsiderohen të vlefshme pas rinumërimit

KQZ: Mbi 1,000 vota me postë konsiderohen të vlefshme pas rinumërimit

Lajme
Dëshmitarja për njërin të akuzuar në rastin e 400 kg kokainë: Kemi biseduar, por s’ma tha të vërtetën

Dëshmitarja për njërin të akuzuar në rastin e 400 kg kokainë: Kemi biseduar, por s’ma tha të vërtetën

Drejtësi
Kalo në kategori