Qeveria e Kosovës ka miratuar sot buxhetin për vitin 2025, e cili do të jetë 3 miliardë e 600 milionë euro, apo rreth 9% më i lartë se buxheti i këtij viti.
Ministri i Financave, Hekuran Murati duke folur për dizajnimin e këtij Projektbuxheti, bëri të ditur se procesi i përgatitjes së buxhetit ka filluar në maj të këtij viti.
“Sa i përket zhvillimeve të fundit makroekonomike dhe pritshmëritë për mbylljen e vitit 2024 që informon edhe dizjanimin e buxhetit për vitin e ardhshëm, mund të them që edhe pse në shumicën e ekonomive në botë shqetësim kryesor ka qenë niveli i lartë i konsumit ne kemi arrit ta stabilizojmë inflacionin përmes masave mbështetëse për qytetarët”, tha Murati.
Murati theksoi se mesatarja e inflacionit deri në muajin shtator të këtij viti ka shënuar 1.9% duke shfaqura tendencë rënëse krahasuar me vendet tjera të rajonit.
Ministri shtoi se ekonomia e vendit në gjysmën e parë të këtij viti ka vazhduar zgjerimin duke arritur rritje mesatare prej 4.9%.
“Kjo rritje është pasqyrim i zgjerimit të konsumit privat por edhe rritjes së investimeve publike. Rritja e ekonomisë së Kosovës gjatë këtij pritet të jetë rreth 4.5% në terma real”, tha Murati.
Murati më tej theksoi se të hyrat buxhetore kanë vazhduar performancën e tyre të jetë të kënaqshme, ku për periudhën janar-shtator 2024 kanë shënuar rritje prej më shumë se 7.1%, ku krahashuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar i bie rreth 150 milionë euro më tepër.
“Sa i përket projeksioneve për vitin e ardhshëm, përditësimi i projeksioneve tona e konfirmon vazhdimin e rritjes ekonomike. Tani që kemi ngadalësim dhe uljen e normës së inflacionit nën nivelin 2% aq sa është edhe targeti i Bankës Qendrore Evropiane, mund të them që ekonomia e vendit tonë po i kthehet ritmit të potencialit të rritjes ekonomike e që për vitin e ardhshëm presim të jetë 5.6% në terma real”, tha Murati.
Ai shtoi se për vitin 2025 të hyrat pritet të jenë në vlerë 3 miliardë e 305 milionë euro dhe kontribuuesit kryesor do të jenë politikat mbështetëse tatimore për sektorin privat, administrimi më i mirë i tatimeve nga ATK dhe Dogana dhe hapa tjerë për uljen e aktivitetit in formal si parakusht për konkurrencë të drejtë.
“Sa i përket anës së shpenzimit të buxhetit është 3.6 miliardë euro apo rreth 9% më i lartë se buxheti i këtij viti”, tha Murati. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëVite më parë hodhi aksidentalisht në mbeturina hard diskun me Bitcoin, britaniku thotë se tani do të vlen 633 milionë dollarë
Black Friday në AZTECH: Zbritje spektakolare deri në -60%!
Rezervo tani, përfito çmime speciale për udhëtime gjatë fundvitit nga Gjeneva drejt Prishtinës!
Në këto ditë të ftohta, hani ushqime të ngrohta!
PostCHAT ju pret!
Kuvendi miraton buxhetin për vitin 2025
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje