LAJMI I FUNDIT:

BRESHKA E UJIT TË ËMBËL

BRESHKA E UJIT TË ËMBËL

Nga: Syd Barrett (kënga Terrapin, albumi “The Madcap Laughs”, 1970)
Përktheu: Agron Shala

Vërtet të dua dhe me gjithë zemër e them
Ylli mbi ty është i qartë si kristali
Epo, loçkë, u çmenda për ty
Dua të të shoh më shpesh, sepse kam qejf
Fluturoj sipër teje, përnjëmend po
Epo, loçkë, u çmenda për ty

Pluskojnë, përplasen, luajnë me hundët dhe nuk kafshojnë, pendët e tyre shkëlqejnë
Grabitqarët janë kudo, luspa është e errët, shkëmbinjtë më poshtë fshehin gjithçka
Drita e diellit është e mirë për ne
Sepse jemi peshq dhe gjithçka që bëjmë
Është të lëvizim, vetëm kaq
Epo, loçkë, u çmenda për ty


Vërtet të dua dhe me gjithë zemër e them
Ylli mbi ty është i qartë si kristali
Epo, loçkë, u çmenda për ty

___________

Lexo po ashtu:
Gjeniu i çmendur pranë shtëpisë sime
Syd Barrett – përtej mitit të gjeniut të çmendur
Të fotografosh gjeniun e çmendur
Diku edhe i çmenduri e i vdekuri vlejnë, e diku as i zgjuari i gjallë!
Tue luejt mendsh … me Emilinë!