LAJMI I FUNDIT:

Pse Scholz po e kundërshton anëtarësimin e Ukrainës në NATO?

Pse Scholz po e kundërshton anëtarësimin e Ukrainës në NATO?

Kancelari gjerman Olaf Scholz ka kundërshtuar kërkesën e Ukrainës për t’iu bashkuar me shpejtësi NATO-s, duke hedhur poshtë një shtyllë kryesore të “Planit të fitores” të paraqitur nga Volodymyr Zelensky tek liderët perëndimorë në fillim të këtij muaji.

Në komentet që mediat e huaja raportojnë se kanë irrituar aleatët e NATO-s, Scholz përjashtoi troç mundësinë e anëtarësimit të Ukrainës në të ardhmen e afërt, duke këmbëngulur se asnjë vend nuk mund t’i bashkohet aleancës perëndimore ndërsa është në luftë.

Ai gjithashtu përsëriti refuzimin e tij për t’i siguruar Kievit raketat me rreze të gjatë veprimi të Gjermanisë Taurus dhe shprehu frikën se mbështetja më e madhe e Ukrainës rrezikonte ta tërhiqte vendin e tij në një konflikt të drejtpërdrejtë me Moskën, shkruan yahoonews, përcjell Telegrafi.


“Është e rëndësishme të kuptohet se një vend në luftë nuk mund të bëhet absolutisht anëtar i NATO-s. Të gjithë e dinë këtë, nuk ka mosmarrëveshje për këtë temë”, tha Scholz në kritikën e tij të parë publike të “planit të fitores” të presidentit ukrainas.

Bëhet e ditur se kritikat vijnë pasi Zelenksky nisi një vizitë diplomatike në Londër, Paris, Berlin dhe Romë në fillim të këtij muaji, duke paraqitur aspektet kryesore të planit të tij të fitores për udhëheqësit kombëtarë.

Plani iu prezantua edhe presidentit të SHBA-së, Joe Biden, në një takim në Shtëpinë e Bardhë në shtator.

Kuptohet se plani përfshin një kërkesë për NATO-n që t’i paraqesë Kievit një ftesë për t’u bashkuar me aleancën, si dhe një fund të kufizimeve në përdorimin e armëve perëndimore me rreze të gjatë, thellë brenda Rusisë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Biden zhvlerësoi urdhrin e Gjykatës Ndërkombëtare për arrestimin e Netanyahut

Biden zhvlerësoi urdhrin e Gjykatës Ndërkombëtare për arrestimin e Netanyahut

Amerika
Zëdhënëses së ministrisë së Jashtme ruse i cingëron telefoni në konferencë, dikush e urdhëron të mos flasë për sulmin me raketë ndërkontinentale në Ukrainë

Zëdhënëses së ministrisë së Jashtme ruse i cingëron telefoni në konferencë, dikush e urdhëron të mos flasë për sulmin me raketë ndërkontinentale në Ukrainë

Evropa
Ursula von der Leyen ndihmoi një pasagjer që u sëmurë në aeroplan

Ursula von der Leyen ndihmoi një pasagjer që u sëmurë në aeroplan

Evropa
Pas tërheqjes së Gaetzit, Trump emëron një grua për Prokurore të Përgjithshme

Pas tërheqjes së Gaetzit, Trump emëron një grua për Prokurore të Përgjithshme

Amerika
NATO thotë se raketa eksperimentale balistike ruse nuk do ta lëkund mbështetjen e aleancës për Ukrainën

NATO thotë se raketa eksperimentale balistike ruse nuk do ta lëkund mbështetjen e aleancës për Ukrainën

Evropa
NASA publikoi foto të reja mahnitëse të Jupiterit

NASA publikoi foto të reja mahnitëse të Jupiterit

Botë
Kalo në kategori