Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Kolonel Gazmend Hoxha me bashkëpunëtorët e tij Nënkolonel Veton Elshani, Kapiten Bajram Shabani si dhe eprorë të tjerë nga Policia e Kosovës nga data 18 deri më 23 tetor morën pjesë në Konferencën vjetore Ndërkombëtare të Shefave të Policisë (IACP) në Boston, Massachusetts.
Në njoftim thuhet se Policia e Kosovës mori pjesë në mbi 30 seminare dhe seanca plenare të kombinuara që përfshinin teknologjinë e Inteligjencës Artificiale, besimin e komunitetit, ndërtimin e besimit përmes marrëdhënieve me mediat, reduktimin e aksidenteve në trafik si dhe seminarin ukrainas mbi policimin gjatë luftës.
“Kjo ngjarje e rrjetëzimit dhe bashkëpunimit strategjik ka përfshirë shkëmbim përvojash me delegatë nga mbi 100 vende duke përfshirë ata nga Ballkani; Shqipëria, Kroacia, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut si dhe me zyrtar te Shteteve te Bashkuara te Amerikës”, thuhet në njoftim, transmeton Telegrafi.
Sipas njoftimit, “nga Drejtori i Përgjithshëm Gazmend Hoxha dhe Drejtori i Policisë së Maqedonisë së Veriut Alexander Janev, në një sallë të mbushur plot me delegatë nga e gjithë bota, u bë prezantimi me temën Bashkëpunimi Ndërkombëtar Kufitar ‘Krimi i organizuar dhe terrorizmi në tranzicion’ që përfshinte raste që nxirrnin në pah bashkëpunimin e vendeve si rasti i monedhave të falsifikuara të Maqedonisë së Veriut si dhe kur vendet nuk e bëjnë këtë bashkëpunim rasti i sulmit në Banjskë, me 24 shtator 2023. Prezantimi i rastit të Banjskës u vlerësua shumë lart, si njëri nder rastet më të suksesshme të menaxhuara nga Policia e Kosovës”.
“Shoqata Ndërkombëtare e Shefave të Policisë (IACP), është shoqata profesionale më e madhe dhe më me ndikim për udhëheqësit dhe liderët e policisë në mbarë botën”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëDërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog
Analistët komentojnë adresimin e presidentes Osmani në Kuvend
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Shfaqen pamjet e para të sulmeve me raketa britanike në Rusi
Shpërthen TikTok-u, Sara Kolami ia konfirmon Drilonit pëlqimin për të
Pyetet për rezervat shtetërore, ministrja Hajdari i thotë gazetarit "Mbylle këtë temë", Vishaj: "Kur e mbylli, vendosi unë"
"Vetëm me Kosovën jo" - kapiteni i Rumanisë nuk do më përballje me Dardanët
Franco Foda në skaner për Ligën e Kombeve: Çfarë ndryshoi, sa lojtarë luajtën, kush debutoi dhe ku gaboi te Kosova
Hoxha për debatin Peci - Pacolli: Ministrat paguhen për të dhënë llogari, përmendja e hetimit për vrasje, e papranueshme