LAJMI I FUNDIT:

Korrupsion për ligjet me porosi, Berisha mbron Metën: LSI me 20 deputetë, shumicën e kishte Rama

Korrupsion për ligjet me porosi, Berisha mbron Metën: LSI me 20 deputetë, shumicën e kishte Rama

Sali Berisha konfirmoi sërish mbështetjen për aleatin e tij Ilir Metën, pasi akuzat e ngritura ndaj tij nga SPAK i quajti të motivuara politikisht, shkruan A2 CNN.

Në një konferencë për mediat, kryedemokrati pohoi se pasi ka lexuar dosjen është i bindur se Meta nuk ka kryer akte korruptive gjatë detyrave shtetërore. “Garantoj çdo shqiptar se kurrë nuk do të mbroja një akt korruptiv nga cilido që të ishte. Por, kurrë nuk pranoj dot akuza politike ndaj cilitdo qofshin ato”, tha Berisha.

Duke u ndalur tek një element i dosjes, që lidhet me ndërhyrjet e biznesmenëve me qëllim miratimin e disa akteve ligjore favorizuese për ta, Berisha pohon se 20 deputetët e Metës nuk mund të bënin dot asgjë në Parlament pa dakordësinë e grupit parlamentar socialist të Edi Ramës.


“Ai që ka shumicën quhet Edi Rama, por Lëpirës Dumani është i gatshëm të lëpijë edhe këpucët e tij dhe të shpërfytyrohet në një shkallë të tillë para shqiptarëve. Çfarë thotë Edi Rama për këtë ligj? Me datën 9 tetor të vitit 2014, Edi Rama e quan këtë ligj, ligj epokal për minierat dhe thotë se nuk është një ligj dosido, por një ligj strategjik që ndan epokat”, tha Berisha, shkruan A2 CNN.

Një thirrje ka për shqiptarët e Amerikës, sa i përket takimit që Kryeministri Rama pritet të zhvillojë në Nju Jork me diasporën shqiptare. “Unë u bëj thirrje gjithashtu sot të gjithë atyre shqiptarëve në Nju Jork dhe kudo që janë të përdorin vezë dhe domate kundër kreut të narkokrimit shqiptar, që vjen për të kërkuar votën e tyre”.

Berisha u tregua i rezervuar për të treguar detaje mbi tubimin që Partia Demokratike ka thirrur për të martën e 29 tetorit, njëkohësisht në disa qytete të vendit, për të cilin tha se organizimi ende nuk ka përfunduar.

Në trend Lajme

Më shumë
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost

“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin

Lajme
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Politikë
Analistët komentojnë adresimin e presidentes Osmani në Kuvend

Analistët komentojnë adresimin e presidentes Osmani në Kuvend

Lajme
“Ka vdekë një grua nga mbidoza, gjithë natën dëgjohen zhurma”, shtëpitë e pabanuara në kryeqytet strehë e narkomanëve

“Ka vdekë një grua nga mbidoza, gjithë natën dëgjohen zhurma”, shtëpitë e pabanuara në kryeqytet strehë e narkomanëve

Sociale
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve

Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve

Drejtësi
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Kalo në kategori