Nga: Jola Tasellari
Absurdi, si një tipar që mbizotëron dukshëm krijimtarinë prozaike të Buzzatit, ndihet veçanërisht në tregimet e tij. Megjithatë, ishte kritika franceze e kohës, një shtysë e madhe në njohjen e letërsisë së tij, që analizon se përkthimi dhe botimi në frëngjisht i romanit Shkretëtira e tartarëve nxit edhe klasifikimin e këtij të fundit si absurd.
Kritiku francez Maurice Blanchote, mbi përkthimin e romanit në gjuhën franceze shprehet: Një roman që shpejt duhet konsideruar si klasik. Një korrelacion fantastik mes dy fenomeneve, një vepër klasike mbi ekzistencializmin dhe absurdin e jetës, vdekjes dhe kohës midis. Por një vepër që gjallon vetëm përmes përkthimit.[1]
Lexo nga Dino Buzzati:
– Magnetofoni
– Natën me Hënë
– Shtëpia ideale
– Shtatë lajmësit
– Kundërshtimi global
– Sozia
Ndoshta duke lënë kështu të nënkuptuar dallimet në receptimin e romanit mes dy ambienteve letrare të ndryshme, siç ishte ai italian i kohës, dhe vendlindjes së dy rrymave të lartpërmendura, absurdizmit dhe ekzistencializmit, në Francë. Në letërsinë e Buzzatit, dukshëm ndërthuren dikotomitë, bashkë si dhe mbivendosja e temave arketip si jetë-vdekja, rini-pleqëri, motivim-demotivim e të tjera. Në këtë bashkëjetesë të botës reale me atë fantastike dhe konkretes me absurden, letërsia e Buzzatit eksploron vdekjen, format dhe impaktin e saj. Kjo lidhje mes botës fantastike, po aq sa dhe absurde, reflektohet në dy tematika dikotomike mbizotëruese të letërsisë së tij: absurdi dhe frika / absurdi dhe vdekja, dhe pikëtakimet me njëra-tjetrën (vdekja si dënim dhe vdekja si shpëtim). Nëse do të sprovonim skematizimin e absurdit, vdekjes dhe frikës në tregimtarinë e Buzzatit, mund ta imagjinonim atë si një trekëndësh, ku në thyerje me traditën pararendëse, në kulmin e saj nuk do të vendosnim vdekjen, por absurdin, dhe në baza, frikën dhe vdekjen, duke parë se si të dyja varen prej fenomenit absurd–izëm.
Tregime si Shembja e Balivernës apo E megjithatë po ju trokasin në derë, i ofrojnë lexuesit një shije të absurdit, por ndërtuar sipas një tjetër tradite letrare. Nga ana tjetër, tregime si I vdekur gabimisht shpërfaqin qartazi absurdin e jetës dhe ndoshta edhe parëndësinë, apo peshën e lehtë të saj. Një ditë të bukur, piktori italian, Lucio Predonzani, u shtang kur në mëngjes lexoi në gazetë shpalljen e vdekjes së vet. I alarmuar, i drejtohet redaksisë, nga ku i rekomandojnë se pavarësisht gabimit të shpalljes, të hiqet si i vdekur, që artit të tij t’i rritet vlera e shitjes. I shokuar se si pa u ndierë fare humbja e tij artificiale as dhe nga e shoqja, dhe me sa shpejtësi u zëvendësua, me qetësi e ftohtësi të frikshme shkoi në varreza, hapi arkivolin e tij dhe u mbyll aty pa pendesë. Kjo seri vdekjesh e Lucios, e para absurde dhe gabimisht, dhe e dyta e vetëkërkuar, na orientojnë drejt një linje tjetër tematike në letërsinë e Buzzatit, ajo e raportit të absurdit me vdekjen. Këtu, fenomeni i vdekjes, jo vetëm i papërfillshëm e i mosvlerësuar, i trajtuar gati pa respekt, si pasojë e zhgënjimit, mosvlerësimit dhe ndjenjës së pakthyeshme të keqardhjes për veten, na ofrohet dhe si shpëtim, si çlirim nga bota: Kur ende kishte mbetur pak hapësirë nga mbyllja e arkivolit, ngriti veshët të dëgjonte se mos e thërriste kush. Por, jo, askush nuk e thirri. Atëherë e la të binte dhe kapaku i arkivolit iu mbyll plotësisht.
Absurdi në tregimet e Buzzatit nuk shfaqet vetëm në rrethanat e ngjarjeve, apo si absurdizëm – absurdizmi klasik francez i shekullit të kaluar. Ai reflektohet në gjuhë dhe përdorimin e mjeteve stilistikore. Në tregimin Vajza që bie absurdi ndërtohet në qetësinë me të cilën përballen banorët e gradaçelës me një vajzë të re, që gradualisht, duke rënë nga kati i fundit në të parë, rrudhet e plaket. Gjuha e tregimit është e bukur dhe poetike; përshkrimet nuk zënë shumë vend, por sa herë bëhen, shtojnë idenë se Marta nuk po bie vërtet, por sikur po pluskon si një pendëz drejt tokës (Apo mos po pluskon në kohë?). Në tregimin Vajza që bie, Dino Buzzati krijon një rrëfim që kundërshton konvencionalitetin e reales, duke e shtyrë linjën e rrëfimit drejt absurditetit në raport me përvojën njerëzore.
Normalizimi i rrethanave të jashtëzakonshme është një tjetër aspekt që gjallon absurden në tregimtarinë e Buzzatit, tipar ky që na shfaqet gjithashtu dhe në tregimet Takimi i humbur, Një rast interesant apo dhe i një rasti tjetër klasik, Shtatë katet, ku absurdi i këtij të fundit ndërtohet në rendin antikronologjik të hospitalizimeve, nga kati më i lartë, ku vendosen pacientët me simptoma të lehta, e deri në katin e parë, ku shtrohen ata me simptoma të rënda, me gjithë kalvarin disi tragjik të zbritjes së kateve, gati si një ferr dantesk. Pengesat absurde për të dalë, indiferenca ndaj rrethanave të çuditshme, mungesa e befasisë për irrealen dhe ndjenja e kotësisë shton masën e absurdit në rrëfim. Këtu, Dino Buzzati përdor elemente të absurdit për të krijuar një rrëfim surreal. Me evidentimin e kësaj triologjie tematike; absurd, frikë, vdekje, mund të mbërrijmë në konkluzionin se kemi të bëjmë me një tipar “bashkëjetues”, pra, mundësinë e pranisë së njërit me kushtin e pranisë së tjetrit.
Kjo tematikë e vdekjes nuk ndryshon as në rrjedhën e rrëfimit romanor të Dino Buzzatit. Në romanin Shkretëtira e tartarëve mbizotëron tema e vdekjes, ekzistencializmit, dyshimit, absurdit, gati sikur të ishte shkëputur prej një teksti ekzistencialist francez, si për të provuar dhe një herë atë që kritika franceze thoshte në fillimet e botimit të romanit si fillim në Francë, se ky roman i flet ambientit kulturor francez shumë më tepër se atij italian. Vetëdija, që jehon sipërfaqësisht romanin, duket sikur gjallon vetëm nga dëshira për të jetuar, luftuar përmbi një autoritet mbi unin individual. E ndërtuar përmbi absurdin e pritjes së pafundme dhe një padije mbi të, romani shpërfaq imtësinë e kalimit të jetës njerëzore nga dëshira tek nevoja, mandej frika e në fund vdekja. Gjuha gati sugjestionuese, na shtyn të mendojmë një fund të errët e të sigurt, sikur personazhet pashmangshmërisht gravitojnë drejt fatit të vet, ndoshta të pavetëdijshëm se nuk ka më kthim pas. Tanimë, me këtë frymë të re, ndryshe nga triada tematike e tregimeve, nuk është më frika ajo që na përplotëson trekëndëshin me absurdin dhe vdekjen, por është koha. Koha, me likuiditetin e saj ka arritur të sheshojë nevojën dhe rëndësinë e individit në jetën e të tjerëve që la pas. Tanimë, jeta ka mbetur një udhëtim linear i panjohur, nga Fortesa deri në destinacionin e fundit, vdekjen.
Romani Shkretëtira e tartarëve, nga ana tjetër e kornizon absurdin së pari në anticipimin e pritjes: Xhiovani Drogo, është vendosur në fortesë duke pritur një pushtim hipotetik prej tartarëve. Megjithatë, pushtimi nuk ndodh kurrë dhe ai i kalon vitet më të mira të jetës së tij duke pritur për një ngjarje që duket gjithnjë e më e pamundur. Absurditeti gjallon në pritjen dhe kotësinë e saj, pa kurrfarë sulmi në sfond.
Në Shkretëtirën e tartarëve, Buzzati i bashkon me mjeshtëri këto tema së bashku, duke eksploruar gjendjen njerëzore, absurditetin e ekzistencës dhe pashmangshmërinë e vdekjes në një botë që shfaqet krejt indiferente ndaj kësaj. Po ashtu si dhe në tregimet e tij, për shkak të emigrimit ideor të autorit nga një formë e prozës në tjetrën, absurdi, frika dhe vdekja ngrihen në nivele të ekzistencializmit, duke sprovuar një zhanër të ri në ambientin letrar italian, dhe që e ngrenë autorin në nivele të një shkrimtari botëror. /Gazeta “ExLibris”/
____________
Referenca dhe bibliografi:
Los Angeles Book Review Magazine, 2023.
Tufa, Agron, Letërsia dhe procesi letrar në shekullin e XX-të, Botimet M&B, Tiranë, 2018.
Buzzati, D. (2018). Catastrophe, Harper Collins, 2018.
Buzzati, Dino, Shkretëtira e Tartarëve, Ombra GVG, Tiranë, 2021.
Buzzati, Dino, Kryeveprat, Ombra GVG, Tiranë, 2010.
[1] https://lareviewofbooks.org/article/translation-lets-you-change-your-mind-on-dino-buzzatis-the-stronghold/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëKompozitori i parë i muzikës së kultivuar shqiptare
Po ndodh eksodi nga “X”-i drejt “Bluesky”-t: Ka përfunduar epoka e platformave masive të mediave sociale!
Këto pesë vepra të çuditshme surrealiste nuk janë ashtu siç duken!
Letrat nga kampet e Shqipërisë, nënës në Itali: Mos u merakos nëse ndonjëherë të shkruaj zi
Pasojat e vërteta të identiteteve që formohen mënyrë traumatike njihen thellë vetëm në fund të jetës
Thënie të Sokratit: Kur përfundon rrahja e mendimeve, shpifja bëhet vegël në duart e humbësit!
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Nëse ndeshja me Rumaninë nuk sjell tri pikë: Rivalët e mundshëm të Kosovës për play-off, mes tyre edhe Shqipëria
Faktet më të çuditshme që mund të mos i dini për Elon Musk
Pas vendimit të Bidenit për ta lejuar Ukrainën t’i përdorë armët amerikane në Rusi, reagon Zelensky
“Më mirë të më shajnë nënën, sesa të këndojnë “Serbi, Serbi”” - Llullaku shpjegon për mediat rumune se pse lojtarët e Kosovës vendosën të largohen
“Do thyejmë të gjitha rekordet”, Ronaldo thotë se mysafiri i tij i radhës në YouTube është më i famshëm se ai
“E dimë si ke shkuar në finale” - përplasje në mes të Edona James dhe Santianës live gjatë emisionit