Nga: Michael Murphy / The Daily Telegraph
Përkthimi: Telegrafi.com
Javën e kaluar, dukej se Giorgia Meloni arriti një fitore të papritur. Kryeministrja italiane paraqiti planin e saj për të trajtuar mijëra azilkërkues në Shqipëri, ku do të ishte më e lirë t’i strehoje dhe më e lehtë t’i dëboje në krahasim me Italinë.
Znj. Meloni arriti një marrëveshje me qeverinë shqiptare, duke i dhënë Romës kontrollin mbi objektet që mund të strehojnë më shumë se 35 mijë migrantë dhe refugjatë në vit.
Për liderët evropianë që përpiqen të kufizojnë ligjërisht migracionin masiv, këto njësi banimi të parafabrikuara – të vendosura jashtë kuadrit të rreptë ligjor të BE-së – janë një pamje ngacmuese. Ursula von der Leyen, presidentja e Komisionit Evropian, nxiti liderët e tjerë të BE-së të kenë parasysh marrëveshjet e ngjashme për “qendra kthimi”. Madje, Sir Keir Starmer, i cili më parë kundërshtoi planin e ngjashëm të Britanisë për Ruandën, shprehu “interes të madh” për nismën e znj. Meloni.
Për një moment, dukej se znj. Meloni kishte arritur të pamundurën: të anashkalonte ligjet kufizuese për të drejtat e njeriut për të frenuar migracionin, me një miratim të heshtur – por, jo pa mbikëqyrje – nga Brukseli. Popullariteti i saj u shtri deri në komunitetin lokal në Shëngjin, në veri të Shqipërisë, ku një banor hapi një restorant të frymëzuar nga “Meloni”, pasi qyteti mori një infuzion parash prej qindra milionë eurosh.
Por, buja ishte jetëshkurtër. Disa ditë pasi qendrat u zbuluan, një gjykatë italiane vendosi që 12 nga 16 migrantët e vendosur aktualisht në Shqipëri, duhet të kthehen në Itali. Duke cituar një vendim të mëparshëm nga Gjykata Evropiane e Drejtësisë (GjED), e cila përcakton se vendet si Egjipti dhe Bangladeshi nuk mund të konsiderohen “të sigurta” përveç nëse i gjithë territori i tyre është i lirë nga rreziqet, gjykatësit në Romë ndërhynë duke vënë në rrezik të gjithë skemën.
Partia e znj. Meloni dënoi vendimin si një përpjekje nga “gjyqtarë të politizuar … për të zhdukur kufijtë e Italisë”. Me të vërtetë, duket e mundshme që një standard i sigurisë kaq gjithëpërfshirës është menduar të jetë praktikisht i pamundur për t’u përmbushur.
Qeveria italiane synon ta sfidojë vendimin, duke argumentuar se përcaktimi i vendeve të sigurta është brenda kompetencave të saj. Nga ana tjetër, gjykatat italiane ka të ngjarë të përdorin fuqitë e tyre të shqyrtimit gjyqësor për të goditur përsëri.
Kjo garë midis gjykatave dhe qeverive po bëhet temë kryesore e shqetësimeve evropiane për imigracionin: liderët perëndimorë gjithnjë e më tepër e shohin veten të pozicionuar kundër “të drejtave të njeriut” për të përmbushur mandatin demokratik për reduktimin e numrit të migrantëve.
Më herët këtë vit, Rishi Sunaku shprehu synimin e tij për të shtyrë përpara planin për Ruandën, edhe nëse kjo do të thoshte të anashkalonte vendimet e Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut (GjEDNj). Franca është e njohur për shpërfilljen e vendimeve të GjEDNj-së, veçanërisht në rastet e dëbimit, duke sfiduar vendimet ose duke paguar gjoba. Italia ka ndjekur një rrugë të ngjashme. Një pjesë e madhe e shqyrtimeve gjyqësore – ku gjykatat sfidojnë politikat qeveritare – në Britani dhe Evropë tani përqendrohen në çështjet e migrantëve dhe azilkërkuesve.
Sa më shumë që qeveritë evropiane mbajnë përgjegjësi përpara votuesve të tyre, ose dëshirojnë të duken të tilla, aq më të gatshme shfaqen për të injoruar të drejtat e njeriut. Megjithatë, kjo shpesh përfundon në një betejë të humbur, pasi gjykatat zakonisht kanë epërsi. Ish-ministrja e Imigracionit e Danimarkës, Inger Støjberg, e përjetoi këtë nga afër në vitin 2021, kur u dënua me dy muaj burg nga një gjykatë speciale për ndarjen e çifteve të azilkërkuesve, në rastet kur gruaja ishte nën 18 vjeç. Me fjalë të tjera, ajo veproi sipas mandatit të saj për të goditur migracionin e paligjshëm. Incidentet e tilla shërbejnë si një kujtesë e ashpër për politikanët evropianë për atë se kush, në fund të fundit, mban pushtetin.
Ndërkohë që kornizat e të drejtave të njeriut synojnë të mbrojnë individët, për ta bërë këtë ato gjithnjë e më shumë po sakrifikojnë sovranitetin dhe sigurinë kombëtare. Si rezultat, evropianët, në mënyrë të parashikueshme, po fillojnë të kenë një qëndrim negativ ndaj këtyre të drejtave. Sipas një sondazhi të Ipsos Mori-t në vitin 2020, 33 për qind e njerëzve në BE besojnë se të drejtat e njeriut i sjellin dobi vetëm atyre që nuk i meritojnë, si kriminelëve dhe terroristëve.
Ndërsa rrugët ligjore për largimin e njerëzve nga Evropa vazhdojnë të ngushtohen, ky skepticizëm ka të ngjarë të rritet. Nëse të drejtat e njeriut bëhen sinonim i migrimit të pakontrolluar dhe parlamenteve të dobësuara, legjitimiteti i tyre në sytë e publikut mund të bjerë – duke hapur rrugën për llojin e deliberalizmit që mbrojtësit e tyre kërkojnë të parandalojnë.
“Të drejtat që nuk parashikohen me ligj”, ishte përshkrimi i Jeremy Benthamit për të drejtat universale të njeriut, të shpallura me eufori nga revolucionarët amerikanë dhe francezë, që tani shihen si pararendëse të të drejtave moderne të njeriut. Benthami e kuptoi se pa vullnetin për t’i zbatuar, të drejtat ishin të pakuptimta. Dy shekuj më vonë, këto të drejta janë kodifikuar në ligj dhe ngritur në tavolinën e gjyqtarëve. Dhe, siç po bëhet e qartë, ato rrezikojnë të shndërrojnë në marrëzi vetë parimet – dhe shumëçka tjetër – që supozohej të mbronin. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFejohet Majk, publikon fotografi nga propozimi që i bëri partneres
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog
“Ka vdekë një grua nga mbidoza, gjithë natën dëgjohen zhurma”, shtëpitë e pabanuara në kryeqytet strehë e narkomanëve
Cristiano Ronaldo mund të kthehet në Evropë, trajneri i njohur tashmë e ka telefonuar
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Shfaqen pamjet e para të sulmeve me raketa britanike në Rusi
Shpërthen TikTok-u, Sara Kolami ia konfirmon Drilonit pëlqimin për të
Pyetet për rezervat shtetërore, ministrja Hajdari i thotë gazetarit "Mbylle këtë temë", Vishaj: "Kur e mbylli, vendosi unë"
"Vetëm me Kosovën jo" - kapiteni i Rumanisë nuk do më përballje me Dardanët
Franco Foda në skaner për Ligën e Kombeve: Çfarë ndryshoi, sa lojtarë luajtën, kush debutoi dhe ku gaboi te Kosova
Hoxha për debatin Peci - Pacolli: Ministrat paguhen për të dhënë llogari, përmendja e hetimit për vrasje, e papranueshme