Kryetari i Lëvizjes për Bashkim, Valon Murati, ka folur lidhur me situatën në veri të Kosovës dhe çështjen e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.
Sipas tij, mbajtja e veriut nuk është ndonjë fitore për Kosovën, por përbën një problem të madh që ai e krahasoi me një “kancer,” njësoj si Asociacionin.
Murati theksoi se ideja e Asociacionit shpesh servohet si një rrugë që do t’i hapte Kosovës mundësi për anëtarësim në organizata ndërkombëtare, por paralajmëroi për rreziqet që vijnë me të.
“Ajo servohet si rrugë që i hap Kosovës mundësi të tjera, si një zgjidhje që i hap Kosovës rrugë të reja. Unë kam dyshimet e mia se Asociacioni, në të vërtetë, mund të shërbejë si një mekanizëm për ta defunksionalizuar shtetin e Kosovës. Pastaj, është shumë problematike nëse kemi ndonjë fitore në planin ndërkombëtar, për shembull anëtarësimin në ndonjë organizatë ndërkombëtare, sa ia vlen barra qiranë kur ti defunksionalizohesh”, ka thënë Murati.
Murati e krahasoi këtë situatë me Bosnjën, duke theksuar se zgjidhjet e paqes që janë imponuar në 1995 kanë vështirësuar funksionimin e shtetit atje.
“Mos të shkojmë fare më larg, shkojmë në Bosnje. Një botë e tërë perëndimore bën përpjekje për ta çuar përpara, por ajo nuk mund të ecë për shkak të një zgjidhjeje që ka ndodhur në 1995 për ta ndalur luftën. Por, realisht ka qenë një pranim i gjendjes faktike në terren, çka kanë kontrolluar palët. Dhe një zgjidhje që është dashur për të bërë kompromis me Serbinë dhe me serbët, por që sot e vështirëson shumë.
Ti mund të bëhesh anëtar i KiE, ndonjëherë edhe i OKB-së, që është vështirë për shkak të Rusisë. Por, sa ia vlen barra qiranë? Mendoj që presioni do të bëhet. Kam një bindje që Asociacioni do të jetë thjesht i vështirë edhe për t’u implementuar. Ndoshta fillon dhe ecën, por disi kam përshtypjen që në fund të ditës duhet të ulemi si Kosovë dhe Serbi për të njohur realitetin dhe për të bërë përpjekje për ato çështje që kanë mbetur”, ka shtuar Murati.
Teksa kritikon Asociacionin por edhe veprimet e Qeverisë në veri të vendit, Murati ka shtuar se zgjidhja më e mirë do të ishte ripërcaktimi i kufijve, duke përfshirë në tryezën e bisedimeve edhe zgjidhjen e çështjes së shqiptarëve në Luginën e Preshevës.
“Unë jam ithtar i njohjes së situatës dhe zgjidhjes së problemeve me reciprocitet, duke bërë përpjekje dhe duke qenë shumë i hapur në bisedime, për çështjen e zgjidhjes së problemeve të veriut të vendit. Për ta futur në tryezën e bisedimeve dhe çështjen e Kosovës lindore, që t’i zgjidhim me reciprocitet. Për vete, nuk kam kurrfarë entuziazmi për çështjen e Leposaviqit, Zubin Potokut dhe Zveçanit. Mendoj që zgjidhja më e mirë është ripërcaktimi i kufijve. Kosova nuk fiton nëse i mban ato pjesë, fiton nëse do t’i kishte pjesët shqiptare të Kosovës lindore. Mbajtja e atyre nuk është ndonjë fitore, është problem. E konsideroj një kancer, ashtu siç e konsideroj edhe Asociacionin. Asociacioni do të sillet rreth çështjes së veriut, një lloj kanceri në trupin e shtetit të Kosovës, që do të na rëndojë jetën”, ka theksuar Murati.
Në vijim të bisedës, Murati komentoi takimin e fundit në Bruksel në nivel kryenegociatorësh, duke thënë se çështja e Asociacionit mbetet “thembra e Akilit” e gjithë Marrëveshjes Bazë. Ai theksoi se në këtë moment, asnjëra palë nuk ka forcën për të imponuar implementimin e marrëveshjes, për shkak të ndryshimeve që po ndodhin në Bruksel dhe në prag të zgjedhjeve në SHBA.
Bislimi thotë se takimi me Petkoviqin në Bruksel përfundoi pa rezultat “në tema të rëndësishme”
“Pika kyçe e gjithë marrëveshjes, apo ndoshta edhe ‘thembra e Akilit’, është çështja e Asociacionit. Në këtë moment, pa marrë parasysh se çfarë deklarojnë emisarët evropianë apo amerikanë, asnjëra palë madje nuk ka forcë presioni për të bërë diçka që të implementohet marrëveshja. Sepse, siç thashë, në Bruksel po ndodhin ndryshime, deri në fund të këtij viti apo deri vitin e ardhshëm, konsolidohet përfaqësuesi i ri për politikë, Kaja Kallas… Sipas informacioneve që kam, nuk është shumë e qartë a do të ketë një emisar për Kosovën, apo nëse ajo, si përfaqësuese, do të vazhdojë çështjen e bisedimeve në nivelin e saj”.
“Në anën tjetër, jemi në prag të zgjedhjeve në SHBA. Çfarëdo që të ndodhë, qoftë nëse mbetet administrata demokrate, qoftë nëse ka ndryshim dhe kthehet ish-presidenti Trump, SHBA-të do të fillojnë konsolidimin e administratës së re pas janarit apo shkurtit. Ne atëherë kemi zgjedhjet tona, kështu që, me siguri, kanë një mesazh tjetër, dhe ky presion që po bëhet është më i butë. SHBA-të janë të interesuara të mos ketë trazira, të mos ketë tensione, dhe të mos ketë konflikte të vogla që mund të destabilizojnë rajonin. Nuk ka presion të vërtetë ndaj asnjërës palë. Presioni është vetëm për të mos degraduar situatën. Kjo po bëhet për mirëmbajtje deri në konsolidimin e administratave dhe zgjedhjet tona”, ka thënë ndër të tjera Murati. /Dukagjini/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme
Dërguti tha se grupi i Osmanit në Guxo është në bisedime për rikthimin në LDK, Meta: Absolutisht e pavërtetë
Sllovakia nuk e njeh Kosovën, por do të dërgojë ushtarë në kuadër të KFOR-it
Tri organizata bashkojnë forcat për të luftuar keqinformimin gjatë zgjedhjeve në Kosovë
Sekuestrohet një Lamborghini në Prizren, duke e vizituar atë ishte një fëmijë 11 vjeçar
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje