LAJMI I FUNDIT:

Prokurori i Përgjithshëm në Shqipëri miraton qarkore për trajtimin me prioritet të sulmeve ndaj gazetarëve

Prokurori i Përgjithshëm në Shqipëri miraton qarkore për trajtimin me prioritet të sulmeve ndaj gazetarëve

Prokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela ka miratuar qarkoren “Për hetimin e çështjeve që lidhen me sigurinë e gazetarëve dhe të mediave”.

Sipas një njoftimi të shpërndarë nga Prokuroria, thuhet se duke vlerësuar se liria e medias është thelbësore për funksionimin normal të shoqërisë demokratike dhe se siguria e gazetarëve dhe e mediave ndaj çdo forme veprimi të paligjshëm që përbën vepër penale, është garanci për ushtrimin e të drejtës kushtetuese dhe konventore të lirisë së shprehjes, Prokuroria e Përgjithshme angazhohet për të trajtuar çështjet e sulmeve ndaj gazetarëve dhe medias si një prioritet institucional.

Gjithashtu Prokuroria shton se kjo qarkore synon koordinimin e veprimtarisë si dhe fuqizimin e kapaciteteve institucionale në drejtim të mbrojtjes së gazetarëve nga çdo akt kërcënimi, dhune apo çdo veprim i paligjshëm që synon pengimin e tyre në ushtrimin e profesionit.


Në bazë të saj, drejtuesit e prokurorive dhe prokurorët duhet të ndjekin me përparësi çështjet që lidhen me sigurinë e gazetarëve dhe të mediave dhe të mbikëqyrin në vazhdimësi punën e oficerëve të policisë gjyqësore që hetojnë këto çështje, për të siguruar shpejtësinë dhe cilësinë e hetimeve. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
E përcolli deri tek shkallët, mjeku i QKUK-së plot emocion rrëfen takimin me Thaçin

E përcolli deri tek shkallët, mjeku i QKUK-së plot emocion rrëfen takimin me Thaçin

Lajme
Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

Siguri
Vizita e Thaçit te babai i sëmurë, kritikohet qasja e Gjykatës Speciale

Vizita e Thaçit te babai i sëmurë, kritikohet qasja e Gjykatës Speciale

Drejtësi
Edi Rama reagon pas vizitës së Thaçit në Kosovë:

Edi Rama reagon pas vizitës së Thaçit në Kosovë: "Burrë"

Lajme
Momenti kur sigurimi i Speciales ia tërheq vërejtjen mjekut pas diskutimit me Thaçin

Momenti kur sigurimi i Speciales ia tërheq vërejtjen mjekut pas diskutimit me Thaçin

Lajme
Vizita e Thaçit në QKUK nën masa të rrepta sigurie, Hamza kritikon Specialen: Pamje e panevojshme dhe e padrejtë

Vizita e Thaçit në QKUK nën masa të rrepta sigurie, Hamza kritikon Specialen: Pamje e panevojshme dhe e padrejtë

Lajme
Kalo në kategori