Pas mbylljes së komunës paralele të Skenderajt në veri të Mitrovicës, atje ende operojnë Drejtoria ilegale për Kulturë Rini dhe Sport, Drejtoria për Pagesat e Tatimit. Ndërkaq, në lagjen e Boshnjakeve, gjendet edhe ndërtesa katërkatëshe, e cila vepron herë pas here në kuadër të komunës paralele serbe të Vushtrrisë, e afër saj gjendet objekti i ashtuquajtur zyrë e Serbisë për Kosovë, përmes së cilës janë marrë të gjitha vendimet për komunat paralele, e siç mësohet kryetar i kësaj zyre është ish-kryetari i Zveçanit, Vuçina Jankoviq.
Tash e 25 vjet një objekt në veri të Mitrovicës ka kryer shërbime në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës.
Për herë të parë televizioni sjell pamjet e këtij objekti, nga i cili janë menaxhuar të gjitha komunat paralele serbe që kanë operuar dhe janë duke vepruar në Komunën e Mitrovicës së veriut.
Për çfarë shërbeu objekti?
Ndërtesa katërkatëshe, sipas burimeve të televizionit, po kryen shërbime sipas kërkesave të cilat vijnë nga Serbia.
Tëvë1 mëson se kjo ndërtesë është në kuadër të ashtuquajturës komunë paralele serbe e Komunës së Vushtrrisë.
Brenda saj, gjenden disa nga drejtori paralele serbe, duke nisur nga ajo e Kulturës, Qendra për Punë Sociale, dhe ajo e Shërbimeve Publike.
Jo vetëm kaq, ngjashëm po veprohet edhe në një ndërtesë afër Komunës së Mitrovicës së Veriut, ku të martën ekipi i televizionit pa nga afër punonjësit e strukturave paralele serbe, të cilët kryejnë shërbime në kuadër të drejtorisë komunale për tatim.
E pak metra më lartë, tëvë1 ka pamje të komunës tjetër paralele serbe e cila është duke operuar mbi lokalin e Komisionit Komunal Zgjedhor.
Që punonjësit serbë të mos vërehen, aktivitetet e tyre po i kryejnë mbrapa këtij objekti banesor, ku sa qëndroi televizioni pa lëvizjet e tyre duke kryer shërbime.
Kryesuesi i Kuvendit Komunal të Mitrovicës së veriut, Nexhat Uglanin thotë se ende nuk ka kërkesë nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal për të vepruar në mbylljen e tyre, por ai konfirmoi se në to po kryhen shërbime të kundërligjshme.
“Siç e paralajmëruat edhe ju, ekzistojnë ende do struktura paralele por ato janë por ato janë në objekte private të cilat janë shfrytëzuar dhe po shfrytëzohen në mënyrë ilegalisht. Siç e keni pa në ato vende janë funksionalizim, disa nuk janë”, tha Uglanin.
Ugljanin paralajmëroi mbylljen e këtyre drejtorive të strukturave paralele serbe.
“Sigurisht, hap pas hapi do të mbyllën edhe këto institucione paralele. Në kohën e duhur shumë shpejt do të ndërmerren hapa sepse nëse vjen kërkesa në kuadër të kuvendit, sigurisht ne do t’i marrim hapat konkret do t’i shfuqizojmë çdo mënyrë ilegale që funksionon në pjesën veriore”, tha ai.
Ditë më parë, Policia e Kosovës mbylli komunën paralele serbe të Skenderajt e cila ka operuar në veri të Mitrovicës afër stacionit të Policisë. /teve1/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Analistët komentojnë adresimin e presidentes Osmani në Kuvend
“Ka vdekë një grua nga mbidoza, gjithë natën dëgjohen zhurma”, shtëpitë e pabanuara në kryeqytet strehë e narkomanëve
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje