LAJMI I FUNDIT:

Një mori dokumentesh për verifikimin e shtesave për fëmijë, ankohen qytetarët

Një mori dokumentesh për verifikimin e shtesave për fëmijë, ankohen qytetarët

Qeveria e Kosovës, respektivisht Ministria e Financave në adresat elektronike të disa prindërve ka dërguar e-mail njoftues për verifikimin e shtesave për fëmijët e tyre, në mënyrë që shtesat të vazhdojnë për ta.

Verifikimin për shtesa e kishte paralajmëruar ditë më parë Ministria e Financave.

Mirëpo, disa prindër në redaksi të Telegrafit kanë dërguar disa ankesa pasi për verifikim nga ana e qeverisë është duke u kërkuar një mori dokumentesh.


“Për të kaluar verifikimin shtesë, nevojitet që ju të paraqiteni në pikën tuaj më të afërt të Postës së Kosovës, dhe me vete duhet të merrni dokumentet në vijim”, thuhet në njoftim që i është dërguar një prindi gjatë këtij muaji.

E, Telegrafi ka siguruar një e-mail ku prindit përfitues i kërkohet të dërgoj: kopjen e letërnjoftimit/pasaportës, kopjen e faturës së energjisë elektrike (jo më e vjetër se 3 muaj), numrin personal të fëmijës/ëve.

Ndërsa për secilin fëmijë që merr shtesa duhet: vërtetimi i shkollës (jo më e vjetër se 3 muaj), që dëshmon se fëmiu aktualisht ndjek mësimin në Kosovë, kopja e Certifikatës së Vaksinave, nëse fëmiu nuk është nxënës (0-6 vjeç).

Telegrafi më poshtë ju sjellë E-mail e plotë që po ju dërgohet prindër për verifikimin e shtesave për fëmijë:

Programi i Shtesave për Fëmijë është i dedikuar për të gjithë fëmijët që janë shtetas të Republikës së Kosovës dhe jetojnë në Kosovë.

Bazuar në të dhënat që posedon sistemi ynë, rezulton se llogaria juaj ka nevojë për verifikim shtesë për të siguruar se ju dhe fëmijët tuaj jetoni në Kosovë. Deri në përmbylljen e këtij verifikimi, pagesa e shtesave për fëmijë për llogarinë tuaj do të pezullohet përkohësisht.

Për të kaluar verifikimin shtesë, nevojitet që ju të paraqiteni në pikën tuaj më të afërt të Postës së Kosovës, dhe me vete duhet të merrni dokumentet në vijim:

Për prindin përfitues duhet:

Kopja e letërnjoftimit/pasaportës,

Kopja e faturës së energjisë elektrike (jo më e vjetër se 3 muaj),

Numri personal i fëmijës/ëve.

Ndërsa për secilin fëmijë që merr shtesa duhet:

Vërtetimi i shkollës (jo më e vjetër se 3 muaj), që dëshmon se fëmiu aktualisht ndjek mësimin në Kosovë;

Kopja e Çertifikatës së Vaksinave, nëse fëmiu nuk është nxënës (0-6 vjeç).

Në rast se e kaloni me sukses verifikimin shtesë, atëherë llogaria juaj do të ri-aktivizohet dhe ju do të vazhdoni të merrni shtesat me rregull.

Në mënyrë që të vazhdoni të merrni shtesat pa ndërprerje edhe në muajin tetor paraqitjen në pikën e Postës së Kosovës me dokumentet e mësipërme duhet ta bëni më së largu deri më 20 tetor 2024. Dokumentet e pranuara pas këtij afati, do të konsiderohen për muajt vijues.

Me respekt,

Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve . /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Politikë
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost

“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin

Lajme
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Lajme
Analistët komentojnë adresimin e presidentes Osmani në Kuvend

Analistët komentojnë adresimin e presidentes Osmani në Kuvend

Lajme
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve

Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve

Drejtësi
Kalo në kategori