LAJMI I FUNDIT:

I bllokuar në shtëpinë e tij për më shumë se dy javë, një palestinez përshkruan situatën “katastrofike” në Gazën veriore

I bllokuar në shtëpinë e tij për më shumë se dy javë, një palestinez përshkruan situatën “katastrofike” në Gazën veriore

Një banor palestinez ka përshkruar situatën “katastrofike” në Gazën veriore, ku tha se ka mbetur i bllokuar në shtëpinë e tij me dhjetëra të tjerë për më shumë se dy javë, ndërsa operacionet ushtarake izraelite intensifikohen në zonë.

Imran Jaber, një profesor dhe banor i kampit të refugjatëve Jabalya, tha për CNN se ai është “i rrethuar” për 17 ditë së bashku me familjen e tij dhe pesë fëmijët “në kushte shumë ekstreme”, përcjell Telegrafi.

Tetëdhjetë të tjerë, duke përfshirë gra, fëmijë dhe të moshuar, po strehohen gjithashtu në një hapësirë prej 500 metrash katrorë në shtëpinë e tij pasi shtëpitë e tyre u shkatërruan nga sulmet izraelite, tha Jaber.


Që nga 6 tetori, ushtria izraelite e kishte bërë jetën në Gazën veriore “të pamundur për palestinezët”, shumë prej të cilëve tashmë po përballeshin me urinë dhe zhvendosjen e përsëritur, tha të dielën Zyra e Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut.

“Ndërsa ushtria izraelite ka kërkuar që të gjithë civilët të largohen nga Gaza veriore, ajo ka vazhduar të bombardojë dhe sulmojë pandërprerë zonën, veçanërisht në dhe rreth kampit Jabalya”, thuhet në deklaratë.

Në Jabalya, “keni dy mundësi, ose të vdisni nga sulmet ose të vdisni nga sëmundjet si rezultat i mungesës së trajtimit, spitaleve apo mjekimeve, ose të vdisni nga uria sepse nuk ka ushqim apo ujë”.

OKB-ja tha se operacionet ushtarake të intensifikuara “po rezultojnë në një numër të viktimave civile dhe pothuajse mungesë totale të ndihmave humanitare që arrijnë popullsinë në veri”.

Karburanti, i cili operon pompat e distilimit të ujit, nuk ka hyrë në Gazën veriore, thotë Jaber, që do të thotë se ata nuk kanë pasur ujë të pastër për rreth 20 ditë që nga fillimi i inkursionit të fundit izraelit.

“Ne pimë ujin e kënetave që ka mbetur që ua jepnim zogjve dhe kafshëve tona”, ka thënë Jaber. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Kishte bombarduar qendrat tregtare dhe ndërtesat kolektive, vrau qindra civil ukrainas – gjendet trupi i pajetë i pilotit rus në Bryansk

Kishte bombarduar qendrat tregtare dhe ndërtesat kolektive, vrau qindra civil ukrainas – gjendet trupi i pajetë i pilotit rus në Bryansk

Evropa
Lufta që kërkon Hamasi kundër Izraelit

Lufta që kërkon Hamasi kundër Izraelit "sapo ka filluar", thotë eksperti i Lindjes së Mesme

Botë
Momenti i shkatërrimit të ndërtesës në Bejrut që shfrytëzohej nga Hezbollahu – goditet nga aeroplanët izraelitë

Momenti i shkatërrimit të ndërtesës në Bejrut që shfrytëzohej nga Hezbollahu – goditet nga aeroplanët izraelitë

Azia
Vazhdojnë pretendimet se Koreja e Veriut ka dërguar trupa në Rusi, vjen reagimi i shefit të NATO-s

Vazhdojnë pretendimet se Koreja e Veriut ka dërguar trupa në Rusi, vjen reagimi i shefit të NATO-s

Botë
Kush ishte Fetullah Gulen?

Kush ishte Fetullah Gulen?

Botë
Ukraina nis ndërtimin e dronëve Sting që pritet

Ukraina nis ndërtimin e dronëve Sting që pritet "të shkatërrojnë" dronët iranianë Shahed të Rusisë

Evropa
Kalo në kategori