Një valë e motit të keq ka shkatërruar pjesë të Italisë dhe Francës qendrore, me stuhi dhe reshje të dendura shiu që pritet të godasin në jug të Italisë deri të martën.
Rajoni italian i Emilia Romagna deri më tani është goditur më keq – me më shumë se 160 milimetra shi që kanë rënë në qytetin e Bolonjës, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.
Një person ka vdekur pasi një makinë u përfshi nga një valë përmbytjeje në qytetin e afërt të Pianoro, dhe në Castel Maggiore ushtria u dërgua për të mbështetur Departamentin e Zjarrfikësve dhe Mbrojtjen Civile në shpëtimin e banorëve.
#Alluvione in corso a #Bologna e comuni limitrofi, questa volta verso l’Appennino. È la terza volta in 18 mesi e no, non è solo una questione di manutenzione. È da ieri che piove ininterrottamente e per ora non accenna a fermarsi. pic.twitter.com/DKm7ZKzexG
— Niccolò Monesi (@nmonesi) October 19, 2024
Më shumë se 300 ndërhyrje të zjarrfikësve u kryen në Emilia Romagna, veçanërisht në Bolonjë, ku përrenjtë Ravone, Savena dhe Zena, si dhe lumi Icice, “shpërthyen” nga shtrati.
Banorët u evakuuan edhe në komunën e Cadelbosco di Sopra pas vërshimit të përroit Crostolo, një degë e lumit Po.
#Maltempo #EmiliaRomagna, continuano a #ReggioEmilia i soccorsi dei #vigilidelfuoco in assistenza alla popolazione. A Campegine salvati dalle squadre due cani bloccati in un ricovero per animali [#20ottobre 11:45] pic.twitter.com/6ag5Tr6rDg
— Vigili del Fuoco (@vigilidelfuoco) October 20, 2024
Në ishullin italian të Sicilisë, shërbimet e urgjencës shpëtuan njerëz nga çatitë e ndërtesave dhe automjeteve të bllokuara, pasi shiu i dendur shkaktoi përmbytje.
Në provincën e Agrigentos, lumi i fryrë Salto depërtoi brigjet në disa vende, duke përmbytur një pjesë të qytetit bregdetar të Licata.
❗️La rottura del Crostolo in zona Cadelbosco di Sopra, nel reggiano. pic.twitter.com/c4O0UXAuBk
— Italia 24H Live 🔴 – Notizie dall’Italia (@Italia24HLive) October 20, 2024
Në Firence, lumi Elsa i Toskanës gjithashtu shpërtheu brigjet e tij dhe banorët janë këshilluar të shmangin udhëtimet jo thelbësore.
Ndërkohë, në Francën qendrore përmbytjet e mëdha kanë shkaktuar dëme të mëdha dhe ndërprerje të energjisë elektrike.
Fshati i vogël Limony, në Francën juglindore, është prekur veçanërisht nga përmbytjet masive.
Vidéo (rare, me semble-t-il) montrant la formation d’un embâcle sous le pont de la commune de Limony (07), entrainant quasi-instantanément le débordement de la la rivière (La Limony) sous la forme d’une “vague” si souvent décrite par des sinistrés.
Source Facebook Météo Pilat 42 pic.twitter.com/IDgOrKyDr3— Sébastien Brana (@SebastienBrana) October 19, 2024
Më shumë se 1,000 njerëz u evakuuan të premten dhe kryeministri francez Michel Barnier tha se zjarrfikësit dhe shpëtimtarët e tjerë janë përfshirë në rreth 2,300 operacione.
À Limony en Ardèche, l’heure est au bilan après les intempéries du 17 octobre. Des milliers d’habitants ont fait preuve de solidarité face à l’ampleur des dégâts à la suite des inondations. Au total, 80 maisons ont été inondées.#JT20H pic.twitter.com/fVYFGR7s3h
— Le20h-France Télévisions (@le20hfrancetele) October 20, 2024
Tani që reshjet kanë pushuar, shumë banorë janë kthyer për të gjetur shtëpitë e tyre të shkatërruara nga përmbytjet.
Agjencia franceze e motit Meteo France tha se 685.8 milimetra shi ranë në 48 orë në disa zona të Ardeche dhe Lozere. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Sa e përgatitur është Gjermania për “një presidencë të dytë Trump”?
“Kjo është ajo për të cilën vdiq fëmija ynë – fasulet” – familja e shkatërruar në Gaza përshkruan se si një paletë ndihme vrau një 3-vjeçar
Momenti i frikshëm i shembjes së një ndërtese shtatëkatëshe në Kenia
"Kjo është ajo për të cilën vdiq fëmija ynë - fasulet" - familja e shkatërruar në Gaza përshkruan se si një paletë ndihme vrau një 3-vjeçar
Sa e përgatitur është Gjermania për "një presidencë të dytë Trump"?
"Ai u vra në shtëpinë time të rrënuar": Një burrë nga Gaza rrëfen momentin kur pa pamjet e vrasjes së udhëheqësit të Hamasit, Yahya Sinwar
Sistemi që lëviz ujin rreth Tokës është jashtë ekuilibrit për herë të parë në historinë njerëzore
Sondazhi më i ri i Reuters - kush po udhëheq, Harris apo Trump?
Luftime në dy fronte: Pas Libanit, ushtria izraelite nis sulmet ajrore mbi Gaza
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Rahatoj kamt’ qysh është ma s’miri këtë verë
Më të lexuarat
I tha në telefon Putinit se Serbia s’do t’i vendosë sanksione Rusisë, O’Brien dhe Eichorst i shkojnë Vuçiqit në Beograd
Fadil Geci dëshmon në Hagë kundër Hashim Thaçit për Komunikatën 59
Zidane ‘injoron’ Ronaldon kur emëron tre lojtarët e Real Madridit që i kanë bërë më së shumti përshtypje
Çmimi i ri i byrekut në Sarajevë thuhet se "i ka zënë të gjithë në befasi"
“Këtë vit do të hakmerrem”, ylli i Barçës i motivuar për ndeshjen ndaj Real Madridit
Rhotert kritikon BE-në për injorimin e agresivitetit të Serbisë ndaj Kosovës: Ndikimi i SHBA-së ndaloi tri luftëra në Ballkan