LAJMI I FUNDIT:

Gazetari i njohur raporton se Real Madridi është ‘penduar’ për transferimin e Mbappes

Gazetari i njohur raporton se Real Madridi është ‘penduar’ për transferimin e Mbappes

Gazetari spanjoll Romain Molina ka bërë një pretendim të guximshëm duke raportuar se Real Madridi është ‘penduar’ për transferimin e Kylian Mbappes nga PSG-ja këtë verë.

Kapiteni i Francës me fanellën e madrilenëve ka shënuar shtatë gola në 11 ndeshje në të gjitha garat, ani pse raportohet që ‘Los Blancos’ nuk janë të lumtur me fillimin e tij të karrierës në ‘Santiago Bernabeu’.

Për të shtuar më shumë polemikat u përkujdes pikërisht Molina i cili u shpreh mjaft i sigurt që bordi drejtues i klubit spanjoll është penduar për nënshkrimin me Mbappen.


“Ata janë penduar që e kanë transferuar, ua garantoj këtë. Nuk ka qenë ashtu siç kanë pritur ata. Ishte një vendim i Perez. Ishte vetëm Perez ai i cili e deshi atë. Perez gjithmonë i ka dashur lojtarët e mëdhenj”.

“Ai gjithashtu ka një raport të mirë me të (Mbappe). Klubi është i zhgënjyer, fillimisht me nivelin e tij, që nuk është ai të cilin e prisnin, në dhomën e zhveshjes nuk është i mirë, ani pse kjo nuk është domosdoshmërisht faji i Mbappes”.

“Mendoj se Reali ka bërë një gabim të madh. Ai nuk pati parasezon, ai luajti menjëherë, jo si Bellingham. Kur e shihni se si është ai (Mbappe) fizikisht në moshën 25-vjeçare, nuk mund të ma shpjegoni”, ka thënë Molina.

Tani që pauza e kombëtareve ka mbaruar, kampioni në fuqi do të rikthehet sot (e shtunë) në aksion në La Liga.

Ata do të përballen me Celta Vigon në udhëtim me fillim nga ora 21:00 dhe Mbappe pritet të luajë nga minuta e parë./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
“Ata po vuajnë”, legjenda franceze tregon kush është problemi kryesor i Real Madridit

“Ata po vuajnë”, legjenda franceze tregon kush është problemi kryesor i Real Madridit

La Liga
Ronaldinho refuzoi të emëronte Messin si më të mirin - braziliani përmendi tre lojtarë më të fortë

Ronaldinho refuzoi të emëronte Messin si më të mirin - braziliani përmendi tre lojtarë më të fortë

Ndërkombëtare
Gazetari i njohur raporton se Real Madridi është ‘penduar’ për transferimin e Mbappes

Gazetari i njohur raporton se Real Madridi është ‘penduar’ për transferimin e Mbappes

La Liga
Ylli i Bayernit në dyshime të mëdha për ndeshjen ndaj Barcelonës shkaku i lëndimit

Ylli i Bayernit në dyshime të mëdha për ndeshjen ndaj Barcelonës shkaku i lëndimit

Liga e Kampionëve
Joan Laporta konfirmon shumën e saktë të parave që paguan për transferimin e Dani Olmos

Joan Laporta konfirmon shumën e saktë të parave që paguan për transferimin e Dani Olmos

La Liga
Ten Hag konfirmon interesimin e klubit për transferimin e lojtarit që e shitën pesë muaj më parë

Ten Hag konfirmon interesimin e klubit për transferimin e lojtarit që e shitën pesë muaj më parë

Premier League
Kalo në kategori