LAJMI I FUNDIT:

Menaxheri i Kombëtares së Kosovës, Bajram Shala, mysafir në “Arena e Yjeve” në Telegrafi

Menaxheri i Kombëtares së Kosovës, Bajram Shala, mysafir në “Arena e Yjeve” në Telegrafi

Menaxheri i Kombëtares së Kosovës, Bajram Shala, ka qenë i ftuari i radhës në podcastin “Arena e Yjeve” në Telegrafi.

Ai ka folur për tema të ndryshme, duke filluar nga pozita të cilën e ushtron brenda FFK-së, mashtrimin që bën dy lojtarët Mërgim Berisha dhe Uran Bislimit e deri tek lojtarët që ai ka dashur t’i shihte me fanellën e ‘Dardanëve.

Shala ndër të tjerash ka shpjeguar për ndjekësit tanë se cili është në të vërtetë roli i tij brenda kombëtares, duke sqaruar po ashtu një herë e mirë dyshimet që kishin një pjesë e tyre për përfshirjen e tij në listën e lojtarëve të ftuar.


Ai tutje ka folur për sfidat dhe përgjegjësitë që ka ky rol, mënyrën se si i qasen ata futbollistëve të cilët duan t’i ftojnë tek Kosova e shumë tema të tjera.

Për shumë të pathëna, rrëfime ekskluzive, sfidat që e presin në vazhdim Kosovën, të gjitha këto Shala i ka shpalosur në podcastin “Arena e Yjeve” me dy gazetarët Lavdim Pireva dhe Romak Zeqiri.

Këtë podcast mund ta ndiqni në TV Dukagjini çdo të shtunë nga ora 18:10, ndërsa nuk do të ishte i mundur pa përkrahjen e sponsorëve tanë Patos dhe DentFix.

/Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Fiton 1 milion euro në muaj, por paguan gruan vetëm 500 euro për ushqim - ylli i Bayernit ka shokuar të gjithë

Fiton 1 milion euro në muaj, por paguan gruan vetëm 500 euro për ushqim - ylli i Bayernit ka shokuar të gjithë

Bundesliga

"10 herë na ka thënë po, të gjitha kushtet ia kemi plotësuar" - prapaskenat e bisedimeve me Mërgim Berishën dhe mënyra se si në fund e 'tradhtoi' Kosovën

Përfaqësuesja e Kosovës
Çfarë pune kryen Bajram Shala në FFK - a e bën formacionin e kombëtares së Kosovës?

Çfarë pune kryen Bajram Shala në FFK - a e bën formacionin e kombëtares së Kosovës?

Përfaqësuesja e Kosovës
Tifozët nuk mund ta besojnë atë që bëri Richarlison gjatë një përleshjeje të shëmtuar që pa Mohammed Kudusin të përjashtuar

Tifozët nuk mund ta besojnë atë që bëri Richarlison gjatë një përleshjeje të shëmtuar që pa Mohammed Kudusin të përjashtuar

Premier League
Matthijs De Ligt humbi kontrollin kur Brentford i shënoi Man Unitedit

Matthijs De Ligt humbi kontrollin kur Brentford i shënoi Man Unitedit

Premier League
Lista me 8 trajnerët më të paguar në futbollin botëror në vitin 2024 - Guardiola vetëm i dyti

Lista me 8 trajnerët më të paguar në futbollin botëror në vitin 2024 - Guardiola vetëm i dyti

Ndërkombëtare
Kalo në kategori