Komunat në pjesën veriore të Kosovës ende vazhdojnë të kenë probleme me gjetjen e stafit që iu nevojitet për Drejtoritë dhe punët e tjera në komunë.
Tashmë, Izmir Zeqiri nuk e ka problem të dal e të flas para objektit të komunës së Zubin Potokut.
Por, ai vazhdon të ketë telash tjetër, atë të rekrutimit të stafit që i nevojitet për udhëheqjen e komunës, sidomos në disa drejtori.
Kjo, madje sipas tij po pengohet direkt nga Serbia, që edhe i ka në shënjestër serbët që tentojnë të punojnë për institucionet e Kosovës.
“Punëtorë që i kemi pranuar të rinj në disa zyre, që është interes i të gjithë qytetarëve, këta në një formë janë targeti, janë në lista të ndalimit në rast se kalojnë kufirin atëherë, i marrin në pyetje, eventualisht mund të i arrestojnë, dhe shihet ajo fikë dhe panik e tyre”, tha kryetari i Komunës së Zubin Potokut, Izmir Zeqiri.
Zeqiri shton se vazhdon të ketë probleme thuajse në të gjitha drejtoritë, veçse për dallim nga më herët në konkurset e hapura po ka aplikime.
“Të gjitha i kemi mangu, por një pjesë është pranu, presim deri të fillojnë këta, dhe jemi në trendin e hapjes së konkurseve për me plotësu akoma staf duke u nis prej zyrës së ofiçarive”, shtoi Zeqiri.
Probleme të njëjta ka edhe homologu i tij, nga komuna e Leposaviqit, Lulzim Hetemi, ani pse thotë që shumë shpejt do t’i mbuloj të gjitha vendet e lira të punës.
“I kemi 13 drejtori, drejtoritë i kemi të gjitha aktive, staf i kemi marrë nga 3-4 vetë nëpër drejtori me konkurs, të tjerët i kemi kontratë mbi vepër. Diku i kemi edhe 209 vende të lira për punëtorë në komunë.”, tha Hetemi.
Hetemi thotë që edhe pagat janë më të larta, sesa kur me komunën udhëhiqnin paraardhësit e tij.
“Kur kemi ardhë para 1 viti e gjysmë këtu ishin kanë pagat 200 deri në 300 euro, e kështu tash më pak se 400 euro pagë, nuk ka në komunën tonë”.
Të dy kryetarët thanë që mungesa e stafit po i pengon në kryerjen e punëve, por janë duke bërë shumë më shumë punë nëse krahasohet me periudhën kur morën drejtimin e komunave./Tv Dukagjini/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNjë grua në veri gjen disa pika të bardha në veturë, policia nis hetimet
Haradinaj: Pritet arrestimi i tre ministrave të Qeverisë Kurti
Hasani: Marrëveshja e Brukselit dhe aneksi i Ohrit rihapin çështjen e statusit të Kosovës
Policia e Kosovës arreston në Mitrovicë të kërkuarin nga Gjermania për vrasje e grabitje
Avokati Halilaj: Faton Hajrizit i ishte premtuar statusi i veteranit të UÇK-së, nëse pranonte se ai kishte vrarë ushtarin rus
Turisti gjerman kishte humbur orientimin nga Valbona në Theth, ndihmohet nga policia
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Rahatoj kamt’ qysh është ma s’miri këtë verë
Më të lexuarat
Publikohen pamjet e momenteve të fundit të liderit të Hamasit
Çka do të thotë për Lindjen e Mesme vdekja e Yahya Sinwarit?
Futbollistët më të paguar në botë - Ronaldo nuk krahasohet me të tjerët
Rikthimi në banesë në veri të Mitrovicës pas 24 vjetësh, Çuni: S'e kam paramenduar se vjen kjo ditë
Arrihet marrëveshja mes Real Madridit dhe Alexander-Arnold, kalimi në janar?
Publikohen foto të tmerrshme që supozohet se tregojnë të vdekur Yahya Sinwarin