LAJMI I FUNDIT:

“Një dhuratë nga Zoti” – kështu e konisideroi Kompanyn legjenda e Bayern Munich

“Një dhuratë nga Zoti” – kështu e konisideroi Kompanyn legjenda e Bayern Munich

Kur zbarkoi në Bayern Munich këtë verë, Vincent Kompany nuk ishte i preferuari nga të gjithë në Bavari, por duket se tani ka fituar zemrën edhe të Uli Hoeness.  

Mungesa e përvojës dhe suksesi i tij në nivelin më të lartë si trajner shqetësoi shumë tifozë.  

Pas disa muajsh, ish-lojtari i Anderlechtit siguroi dhe fitoi besimin e të gjithëve, duke filluar me disa personazhe emblematike të klubit si Uli Hoeness. 


Ish-lojtari dhe presidenti i klubit, tani është bërë president nderi që nga viti 2019. Një pozicion i cili nuk i jep asnjë fuqi vendimmarrëse, por kjo nuk do të thotë se mendimi i tij nuk ka peshë në “Allianz Arena”.  

 “E di që është vetëm tetori, por mendoj se Kompany është një dhuratë nga Zoti për Bayern Munich. Deri tani mund të them vetëm gjëra të mira për trajnerin”.  

“Ai ka luajtur futboll në një nivel shumë të lartë dhe është dikush me shumë karakter”.  

“Ai konsideron futbollit dhe është një profesion i vërtetë, ku dëshiron ta bëjë çdo lojtar më të mirë”. 

Me më pak se një javë para një përballjeje me Barcelonën në Ligën e Kampionëve, Kompany me siguri do t’i vlerësojë këto fjalë që vijnë nga një legjendë e klubit. /Telegrafi/  

Në trend Sport

Më shumë
Arrihet marrëveshja mes Real Madridit dhe Alexander-Arnold, kalimi në janar?

Arrihet marrëveshja mes Real Madridit dhe Alexander-Arnold, kalimi në janar?

La Liga
Gjiganti gjerman drejt falimentimit, i kërkon tifozëve ta blejnë stadiumin për t'i shpëtuar më të keqës

Gjiganti gjerman drejt falimentimit, i kërkon tifozëve ta blejnë stadiumin për t'i shpëtuar më të keqës

Bundesliga
Ajo çfarë Zidane tha për Man United është muzikë për veshët e Sir Jim Ratcliffe

Ajo çfarë Zidane tha për Man United është muzikë për veshët e Sir Jim Ratcliffe

Premier League

"Do të jetë kontrata më e mirë në botën e futbollit" - Laporta konfirmon se Barcelona ka arritur marrëveshje me Nike-n

La Liga
Deco i bindur se Barcelona mund të nënshkruajë me yllin që e kërkon edhe Real Madridi

Deco i bindur se Barcelona mund të nënshkruajë me yllin që e kërkon edhe Real Madridi

La Liga
Varane fshehu problemet e tij për 11 vjet - por i ka zbuluar tani

Varane fshehu problemet e tij për 11 vjet - por i ka zbuluar tani

Ndërkombëtare
Kalo në kategori