Nga: Sting (kënga Shape of My Heart, 1993)
Përktheu: Agron Shala
Për përsiatjeje letrat i ndanë
E ata që ai mashtron kurrë nuk dyshojnë
Nuk luan për paratë që fiton
Nuk luan që nder të fitojë
I ndanë letrat për të mësuar përgjigjen
Gjeometrinë e shenjtë të fatit
Ligjin e fshehtë për mundësi
Se numrat shkaktojnë vështirësi
E di që maçët janë shpata e ushtarit
E di që spathët janë arma e luftës
E di që karot nënkuptojnë fuqinë e këtij arti
Por kjo nuk është trajta e zemrës sime
Ai mund ta hedhë fantin karo
Mund ta japë mbretëreshën maç
Mund ta fshehë mbretin nën mëngë
Kur kujtesa venitet për të
E di që maçi është shpata e ushtarit
E di që spathi është arma e luftës
E di që karot nënkuptojnë fuqinë e këtij arti
Por kjo nuk është trajta e zemrës sime
Kjo nuk është trajta
Trajta e zemrës sime
Dhe nëse të them se të dua
Ti mund të mendosh se diçka nuk shkon
Njeri i shumë fytyrave nuk jam
E vetmja fytyrë është maska që mbaj
E ata që flasin nuk dinë asgjë
Dhe këtë me kurriz e vuajnë
Si ata që fatin në shumë vende truajnë
Dhe si frikacakët që humbjen vuajnë
E di që maçi është shpata e ushtarit
E di që spathi është arma e luftës
E di që karot nënkuptojnë fuqinë e këtij arti
Por kjo nuk është trajta e zemrës sime
Kjo nuk është trajta
Trajta e zemrës sime
_______________
Po ashtu nga Sting:
– U TRANOVA MAS TEJE
– BRISHTËSIA
– RUSËT
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKuteli: Shuteriqi i vodhi e përlau veprat e Lef Nosit, në Beograd tha se rrjedh nga një familje e “Stara Serbisë” në Elbasan!
Fjalimi i Fishtës në Konferencën e Paqes në Paris (1919)
Trim mbi trima kish qenë gjithmonë Gjergj Elez Alia
Shekspiri dhe përkthyesi Fan Noli
Masakra e Tivarit: Enveri urdhëroi - “vrisni kosovarët”!?
NËNFYTYRA
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Rahatoj kamt’ qysh është ma s’miri këtë verë
Më të lexuarat
Publikohen pamjet e momenteve të fundit të liderit të Hamasit
Çka do të thotë për Lindjen e Mesme vdekja e Yahya Sinwarit?
Futbollistët më të paguar në botë - Ronaldo nuk krahasohet me të tjerët
Rikthimi në banesë në veri të Mitrovicës pas 24 vjetësh, Çuni: S'e kam paramenduar se vjen kjo ditë
Arrihet marrëveshja mes Real Madridit dhe Alexander-Arnold, kalimi në janar?
Publikohen foto të tmerrshme që supozohet se tregojnë të vdekur Yahya Sinwarin