LAJMI I FUNDIT:

Pacientët e Pulmologjisë ankohen për kundërmim jashtë klinikës: Nuk mund ta hapim as dritaren

Pacientët e Pulmologjisë ankohen për kundërmim jashtë klinikës: Nuk mund ta hapim as dritaren

“Ishin fantastik, ishin fantastik, mu ma kanë kthy jetën edhe njëherë”.

Kështu flet kur i referohet stafit mjekësor dhe personalit tjetër në Klinikën e Pulmologjisë.

Megjithatë, Mehmet Bllaca komplet ndryshe i ka fjalët në lidhje me gjendjen e kësaj klinike brenda dhe jashtë saj.


Për dy javë sa qëndroi aty, sa herë hapi dritaren dhomës kur kishte problem me frymëmarrje, jashtë saj pati këtë pamje që është ngjitur me klinikën.

“Kundërmim, gjithmonë kundërmim, sa herë e ke hapë dritaren qeta e kemi thithë, këtu ka edhe asbest, ajo drejtoresha më ka thanë që ti ngat asbest nuk guxon as me u afru”, ka deklaruar ai.

Në këtë objekt i cili është edhe i djegur, ka edhe goma, dhe llojllojshmëri të mbeturinave.

Duke pa këtë gjendje, 67 vjeçari me vetë iniciativë dëshiroi ta pastroj atë  por nuk u lejua.

“Jam shku te drejtori i Spitalit kryesor që është më ka thanë po, mere angazhohu, t’i jap edhe rojtarët,  me veti sa i bie i thash një kamion edhe dy bager,  se deshta me koordinu punën mos me pas problem më kërkon, jam shku në Besi, prej këtu i kam thanë njërit më ka thanë në 3 ora t’i bijë, tu kthy rrugës më kanë thanë jo ndërprerje se nuk bënë”, ka thënë Bllaca..

Kurse drejtori i Klinikës së Pulmologjisë, i tha televizionit që nuk i ka dhënë leje të tillë askujt dhe për këtë pronë afër Klinikës nuk janë kompetent, pasi nuk hynë në kuadër të tyre.

E nga Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës thanë që kjo pronë është private, dhe janë duke punuar me Komunën e Prishtinës për zgjidhjen e këtij problemi.

Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës, është në kontakt të vazhdueshëm me Komunën e Prishtinës për definim të kufijve të pronës, hapësira për të cilën jeni interesuar ka qenë objekt privat i banimit, i djegur muaj më pare, presim që pas definimit të çështjeve të pronës me Komunën e Prishtinës të veprohet konform kësaj.

Ndërkaq, këta të fundit premtuan zgjidhje të shpejt të problemit.

“Inspektorati i Kryeqytetit shumë shpejt do të pastrojë këtë zonë, ashtu siç ka bërë me disa tjera”, thuhet nga ana e komunës.

Përveç këtij problemi, pacientët në Klinikën e Pulmologjisë u ankuan edhe për mungesë të ujit për pastrim, dhe hapësirave të ngushta, raporton RTVD.

Në trend Lajme

Më shumë
Vdes ish-ambasadorja e SHBA-së në Kosovë, Tina Kaidanow

Vdes ish-ambasadorja e SHBA-së në Kosovë, Tina Kaidanow

Lajme
“Blindohet” ushtria shqiptare, Forcat e Armatosura pajisen me autoblinda amerikane

“Blindohet” ushtria shqiptare, Forcat e Armatosura pajisen me autoblinda amerikane

Lajme
Një grua në veri gjen disa pika të bardha në veturë, policia nis hetimet

Një grua në veri gjen disa pika të bardha në veturë, policia nis hetimet

Kronika e Zezë
Vdekja e ish-ambasadores amerikane Kaidanow, Osmani: Ishte një mbështetëse e paepur e vendit tonë

Vdekja e ish-ambasadores amerikane Kaidanow, Osmani: Ishte një mbështetëse e paepur e vendit tonë

Lajme
Çka dihet për grupin e ri të afganëve në Kosovë?

Çka dihet për grupin e ri të afganëve në Kosovë?

Lajme
Çitaku: Hendeku mes VV-së e PDK-së është i thellë, preferojmë koalicion me opozitën

Çitaku: Hendeku mes VV-së e PDK-së është i thellë, preferojmë koalicion me opozitën

Politikë
Kalo në kategori