LAJMI I FUNDIT:

Rita Ora nis mini-turneun e saj në Japoni, shkëlqen me paraqitjen spektakolare në Tokio

Rita Ora nis mini-turneun e saj në Japoni, shkëlqen me paraqitjen spektakolare në Tokio

Rita Ora ndezi skenën teksa performoi në ‘Toyosu Pit’ në Tokio, Japoni, të martën në mbrëmje.

Këngëtarja, 33 vjeçe, shfaqi linjat e saj të mahnitshme gjatë performancës, ndërsa veshi një bralet në ngjyrë ari dhe argjendi, shkruan DailyMail.

Veshja e shkurtër theksonte barkun e saj të tonifikuar dhe ajo e kombinoi dukjen me një fund të ngjashëm dhe një kapuç me shkëlqim.


Flokët e saj bionde prej platini i kishte stiluar me onde të lira dhe për të plotësuar pamjen kishte vendosur një byzylyk të artë në krah dhe në fytyrë kishte aplikuar një makijazh të lehtë.

Në një moment gjatë performancës, ajo ndryshoi veshjen, duke larguar shaminë e saj sipër, dhe duke vënë në dukje getat e saj prej materialit rrjetë.

Duke tërhequr vëmendjen teksa dominonte skenën, Rita e plotësoi veshjen me një palë çizme të zeza prej lëkure.

Vizita e saj në Japoni vjen pasi thuhet se ajo do të jetë prezantuesja e ‘MTV Europe Music Awards 2024’, e cila do të mbahet në Mbretërinë e Bashkuar muajin e ardhshëm.

Thuhet se këngëtarja e hitit “Hot Right Now” është në bisedime të avancuara për të prezantuar ceremoninë që do të mbahet në ‘Co-op Live Arena’ në Manchester më 10 nëntor.

Edhe pse ylli është ndarë kohët e fundit nga menaxherja e saj afatgjatë dhe drejtoresha e ‘First Access Entertainment’, Sarah Stennett, ajo tashmë është e përgatitur për projekte të reja.

Një burim i tha “The Sun”: “Rita nuk mund të ishte më e emocionuar. Ajo po menaxhon shumë gjëra njëkohësisht, por dashuria e saj e parë do të mbetet gjithmonë muzika, prandaj kur iu kërkua të prezantojë ceremoninë, ajo pranoi menjëherë”.

“Bisedimet ndërmjet MTV-së dhe menaxhmentit të ri të Ritës po vazhdojnë dhe ata janë duke finalizuar detajet”.

“Ceremonia do të zhvillohet më 10 nëntor, kështu që nuk ka shumë kohë, por Rita është e gatshme për këtë”, shtoi burimi.

Dhe nuk është hera e parë që Rita merr përsipër detyrën e prezantimit pasi ajo prezantoi ceremoninë prestigjioze të muzikës kur u mbajt për herë të fundit në Mbretërinë e Bashkuar në vitin 2017 në Wembley Arena.

Këtë vit, MTV EMA do të rikthehen pasi u anuluan vitin e kaluar në Paris për shkak të shqetësimeve të sigurisë dhe gjendjes së botës, në mes të luftës ndërmjet Izraelit dhe Hamasit.

Lajmi vjen pasi u zbulua se Rita është zëvendësuar nga Maya Jama në shfaqjen e njohur të ITV-së, The Masked Singer.

Muajin e kaluar, fansat e shfaqjes ndanë një shqetësim të madh lidhur me panelin e ri të gjyqtarëve pasi u zbulua se prezantuesja e “Love Island”, 30-vjeçare, do të marrë vendin e Ritës në serinë e re të shfaqjes së ITV-së, bashkë me Jonathan Ross, Davina McCall dhe Mo Gilligan.

Megjithatë, disa shikues kanë shprehur një shqetësim lidhur me emërimin e Maya-s, duke vënë në dukje se ajo nuk ka të njëjtën përvojë muzikore që Rita sillte në panel.

Një përdorues postoi në Reddit: “Akoma mendoj se kjo nuk ishte zgjedhja e duhur, por çfarë mund të bësh. Duhet të ishte një këngëtar ose dikush me përvojë muzikore”. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Bleona Qereti takohet me Donald Trumpin në Michigan, i bashkohet fushatës së tij për President të Amerikës në mitingun me shqiptarët

Bleona Qereti takohet me Donald Trumpin në Michigan, i bashkohet fushatës së tij për President të Amerikës në mitingun me shqiptarët

Magazina
Santiana Maloku: Nuk e kuptoj akoma se çfarë urrejtje ka populli shqiptar ndaj meje - nuk kam bërë asgjë

Santiana Maloku: Nuk e kuptoj akoma se çfarë urrejtje ka populli shqiptar ndaj meje - nuk kam bërë asgjë

Magazina
Kaderi vihet në siklet kur pyetet për Lumbardhin, injoron momentin kur i kumtohet lajmi se ai ka ngelur i lënduar nga ndarja

Kaderi vihet në siklet kur pyetet për Lumbardhin, injoron momentin kur i kumtohet lajmi se ai ka ngelur i lënduar nga ndarja

Magazina
Ushtruan dhunë fizike ndaj Klea Prengën, vetëdorëzohen në polici dy motrat Berisha

Ushtruan dhunë fizike ndaj Klea Prengën, vetëdorëzohen në polici dy motrat Berisha

Magazina
Rita Ora këngë në gjuhën shqipe?

Rita Ora këngë në gjuhën shqipe?

Magazina
Përballet me burg: P Diddy kërkon të zbulohen identitetet e njerëzve që e paditën atë

Përballet me burg: P Diddy kërkon të zbulohen identitetet e njerëzve që e paditën atë

Magazina
Kalo në kategori