LAJMI I FUNDIT:

Krasniqi uron Shqipërinë për hapjen e negociatave me BE-në, e quan kapitull historik

Krasniqi uron Shqipërinë për hapjen e negociatave me BE-në, e quan kapitull historik

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi është shprehur i lumtur dhe krenarë pas hapjes  zyrtare të negociatave për kapitujt e parë drejt anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

Ai e quajti këtë moment një “kapitull historik dhe mëse të merituar,” që pason një punë të madhe dhe të përgjegjshme nga ana e Shqipërisë.

Krasniqi theksoi rëndësinë e bashkëpunimit dhe zbatimit të reformave të brendshme për arritjen e perspektivave të reja për shtetin dhe shoqërinë shqiptare.


“Shqipëria po dëshmon se përmes seriozitetit dhe angazhimit për reforma, hapen mundësi të jashtëzakonshme,” tha ai, duke përmendur se kjo është edhe një ëndërr dikur e largët për t’u bërë pjesë e BE-së.

Ai shprehu besimin se me qeverinë e re të Kosovës, në krye me Bedri Hamzën, edhe shteti ynë do të ketë një perspektivë të ngjashme.

“Urime Shqipërisë, Kryeministrit Rama dhe të gjithë qytetarëve shqiptarë!” përfundoi Krasniqi.  /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Lajme
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Politikë
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Lajme
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost

“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin

Lajme
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve

Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve

Drejtësi
Kalo në kategori