LAJMI I FUNDIT:

Brenda 10 viteve Maqedonia do të mbetet pa gjykatës

Brenda 10 viteve Maqedonia do të mbetet pa gjykatës

“Do të ketë kolaps total të gjyqësorit për 10 vitet e ardhshme, nëse vijon ky ritëm i mungesës së gjyqtarëve dhe moszgjedhjes së të rinjve”.

Këtë e ka treguar analiza e OJQ-së “Koalicioni të gjithë për proces të drejtë”, sipas të cilit në 5 vite nga drejtësia janë larguar 177 gjyqtarë në pension, ndërsa janë zgjedhur vetëm 52 prej kandidatëve të diplomuar nga Akademia për gjykatës dhe prokurorë publikë.

“Në vetëm 5 vjet, numri i gjyqtarëve është ulur me një çerek dhe në një apo dy dekada nga tani, gjykatat do të shemben jo vetëm nga mungesa e gjyqtarëve, por edhe nga mungesa e shërbimit gjyqësor publik. Është alarmante gjendja me personelin, burimet dhe kushtet e punës, jo vetëm në gjykata, por edhe në prokurori”, tha sot Lejla Tutiq nga “Të gjithë për një gjykim të drejtë” në prezantimin e analizës së burimeve në gjyqësor dhe në prokurorinë e Maqedonisë.


Ajo theksoi se për pesë vite, numri i gjyqtarëve u ul me një të katërtën.

Numri më i madh i gjyqtarëve (38) u larguan nga Gjykata e Apelit në Shkup. Por, në përqindje, më së shumti ka pësuar Apeli i Manastirit, nga ku ka eksod të gjyqtarëve prej 40 për qind krahasuar me vitin 2020.

Analiza e plotë e kësaj OJQ-je me të dhëna për autoritetet gjyqësore, ekzekutive dhe legjislative do të publikohet në nëntor./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Politikë
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost

“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin

Lajme
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Lajme
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve

Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve

Drejtësi
Analistët komentojnë adresimin e presidentes Osmani në Kuvend

Analistët komentojnë adresimin e presidentes Osmani në Kuvend

Lajme
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Kalo në kategori