LAJMI I FUNDIT:

Ndërron jetë në spital vëllai i këngëtares Sheila Haxhiraj – qëlloi veten me armën e shërbimit të Gardës së Republikës

Ndërron jetë në spital vëllai i këngëtares Sheila Haxhiraj – qëlloi veten me armën e shërbimit të Gardës së Republikës

Ndërron jetë punonjësi i Gardës së Republikës, Henri Haxhiraj, vëllai i këngëtares Sheila Haxhiraj

Një ngjarje e rëndë tronditi ditën e sotme, 15 tetor 2024, Qytetin Studenti, ku punonjësi i Gardës së Republikës, Henri Haxhiraj, qëlloi veten me armën e shërbimit në banesën e tij.

37-vjeçari u dërgua me urgjencë në spital për të marrë ndihmë mjekësore, por fatkeqësisht nuk arriti t’i shpëtojë plagëve të marra dhe ndërroi jetë.


Foto: Sheila Haxhiraj/Instagram

Sipas burimeve të Gazetës Panorama.al, Henri Haxhiraj ishte vëllai i këngëtares së njohur shqiptare Sheila Haxhiraj, e cila u bë e famshme pas pjesëmarrjes së saj në spektaklet “Big Brother VIP Albania” dhe “X Factor Albania. Ngjarja ka sjellë një tronditje të madhe për familjen Haxhiraj dhe të afërmit e tij.

Policia ka lëshuar një njoftim për ngjarjen, ku theksohet se grupi hetimor është duke punuar për të sqaruar rrethanat e kësaj vetëvrasjeje tragjike.

Vet Sheila ka konfirmuar rastin duke ndërruar fotografinë e saj të profilit në rrjetet sociale, duke vendosur fiongon e zezë.

Foto: Sheila Haxhiraj/Instagram

Njoftimi i policisë:

“Më datë 15.10.2024, në Qytet Studenti, në banesën e tij, ka qëlluar veten me armë zjarri shtetasi H. H., rreth 37 vjeç, punonjës i Gardës së Republikës. 37-vjeçari është dërguar në spital për ndihmë mjekësore ndërsa grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.”

Ngjarja ka sjellë dhimbje të madhe në komunitetin ku Henri jetonte, si dhe në radhët e kolegëve të tij në Gardën e Republikës, ku ai shërbente prej disa vitesh. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë

"Po jam në kontakt me Eglin", Livia thyen heshtjen për gjendjen e Eglit pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4

Magazina

"Shfrytëzimi që kanë dashur të bëjnë në kurriz të dhimbjes time" - operimi që iu premtua në BBVK 3 nuk u realizua, Anisa Veseli përfundon në polici?

Magazina
Gjesti ia huq me të madhe, thotë se Bullgaria është kryeqytet i Serbisë - banorët ia shpjegojnë që është shtet

Gjesti ia huq me të madhe, thotë se Bullgaria është kryeqytet i Serbisë - banorët ia shpjegojnë që është shtet

Magazina
Kim Kardashian zbulon se ish-bashkëshorti i saj e detyroi t’ia kthente unazën edhe pse e kishte paguar vetë

Kim Kardashian zbulon se ish-bashkëshorti i saj e detyroi t’ia kthente unazën edhe pse e kishte paguar vetë

Magazina
Sfida e mos-reagimit, në shtëpinë e BBVA lëshohen kënga dhe intervista e Jozit për Loredanën - bëhen virale momentet e banorëve

Sfida e mos-reagimit, në shtëpinë e BBVA lëshohen kënga dhe intervista e Jozit për Loredanën - bëhen virale momentet e banorëve

Magazina
Kushtoi mbi 3 mijë dollarë, Selena Gomez ua shiti fansave unazën e saj me diamant për vetëm 12 dollarë

Kushtoi mbi 3 mijë dollarë, Selena Gomez ua shiti fansave unazën e saj me diamant për vetëm 12 dollarë

Magazina
Kalo në kategori