Lëvizje pozitive e ka quajtur emisari gjerman për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin, heqjen e njëanshme të vizave nga Kosova për shtetasit e Bosnje e Hercegovinës nga janari i vitit që vjen, vendim që u bë i ditur nga kryeministri Albin Kurti të hënën gjatë samitit të Procesit të Berlinit.
Në një diskutim nga distanca me gazetarët, emisari gjerman tha se ky është shpirti që promovon Procesi i Berlinit, derisa se shpreson që përfaqësuesit e entitetit të Republikës Serbe të pajtohen rreth atyre që promovon Procesi i Berlinit.
Ai tregoi se evropianët nuk do të ndryshojnë qëndrim sa i përket sanksioneve ndaj Milorad Dodikut, kryetarit të Republikës Serbe në Bosnjë-Hercegovinë, për bllokimin e lëvizjes së lirë të qytetarëve të Kosovës në Bosnje e Hercegovinë.
“E kemi bërë të qartë se kjo për neve është e domosdoshme dhe po ashtu Komisioni Evropian dhe partnerët tjerë evropianë kanë bërë përpjekje për ta finalizuar këtë. Por, po ashtu ua kemi bërë të qartë se nuk do të japim karamele për këtë, nuk do të paguajmë, nuk do të ndryshojmë qëndrim sa i përket sanksioneve të Dodikut, sepse kjo ka të bëjë me përfitimet e qytetarëve të Bosnjë-Hercegovinës dhe Kosovës. Mendoj se çdo qytetar në Kosovë e kupton se nuk do t’i japim karamele Dodikut për të kryer këtë”.
“Është pozitive dhe lëvizje e mirë nga Qeveria e Kosovës që t’i lejojë qytetarët e Bosnjës të lëvizin lirshëm në Kosovë. Ky është shpirti që promovon Procesi i Berlinit dhe shpresoj që përfaqësuesit e entitetit të Republikës Serbe të pajtohen rreth atyre që promovon Procesi i Berlinit”, tha gjatë këtij diskutimi ai, Transmeton RTK.
Emisari i Gjermanisë i quajti domethënëse arritjet e samitit të Berlinit ku përfshihet plani i ri i veprimeve për tregun e përbashkët rajonal.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore
"Përzierje në kompetenca të rezervuara të NATO-s", ish-ushtaraku flet për mosdërgimn e FSK-së në veri
Analistët: Roli i diasporës në këto zgjedhje po merret më seriozisht nga partitë politike
Pasaporta e Shqipërisë renditet e 43-ta në botë, shqiptarët mund të udhëtojnë në 123 vende të botës pa viza
Babai i viktimës në Shkodër: Do ta kërkoj vetë autorin, do ta laj me gjak nëse nuk ndërhyhet
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025