MCA Kosova ka lansuar aktivitetin “Energji për barazi”, në kuadër të Projektit të Përshpejtimit të Tranzicionit të Drejtë dhe të Barabartë, i njohur si JETA.
Ky aktivitet ka për qëllim të promovojë mundësi të barabarta punësimi në sektorin e energjisë në Kosovë, duke synuar rritjen e punësimit të grave, mbajtjen e tyre në punë si dhe zhvillimin në karrierë.
Ndërmarrjet aktive në sektorin e energjisë, si dhe organizatat joqeveritare që avokojnë për përfshirjen e grave dhe minoriteteve në sektorin e energjisë, mund të aplikojnë për grante dhe mirënjohje. Ndërkaq, vajzat dhe gratë të cilat janë të interesuara të ndjekin dhe zhvillojnë karrierën e tyre në sektorin e energjisë, inkurajohen të aplikojnë për trajnime, mentorime, punë praktike dhe rrjetëzim.
Përmes këtij aktiviteti do të shpërndahen grante në vlerë prej 30,000 dollarë, 60,000 dollarë dhe 120,000 $ për ndërmarrjet mikro, të vogla, të mesme dhe të mëdha nga sektori i energjisë. Organizatat e shoqërisë civile që avokojnë dhe promovojnë barazinë gjinore dhe gjithëpërfshirjen sociale do të mund të përfitojnë grante deri në 40,000 dollarë.
Florina Duli – Sefaj, Drejtoreshë Ekzekutive e MCA Kosova tha se këto mundësi do të krijojnë një rrugë të qartë drejt suksesit dhe zhvillimit profesional për gratë në sektorin e energjisë, e cila do ta transformojë Kosovën.
“Aktiviteti ‘Energji për barazi’ do të fuqizojë dhe aftësojë kuadro të përshtatshme dhe kompetente për sektorin e energjisë, si dhe do të promovojë në vazhdimësi përfitimet dhe vlerat që sjell diversiteti, i cili kontribuon në mjedise më dinamike dhe gjithëpërfshirëse, dhe ndikon në sukses dhe përfitime tjera të rëndësishme, në veçanti për sektorin privat”, ka thënë Duli – Sefaj.
“Energji për barazi” mbështet zhvillimin e Strategjisë së Energjisë së Republikës së Kosovës veçanërisht forcimin e bashkëpunimit rajonal dhe funksionimit të tregut, heqjen e barrierave për funksionimin efikas të tregut, aftësimin në fusha që lidhen me energjinë, si dhe rritjen e numrit të diplomuarve në fusha të lidhura me energjinë, duke u siguruar që deri në vitin 2031, të paktën 25% e të punësuarve në këtë sektor të jenë gra.
Artane Rizvanolli, Ministre e Ekonomisë në Qeverinë e Kosovës deklaroi se duke investuar në një sektor më të larmishëm dhe gjithëpërfshirës të energjisë, ne nxisim rritjen ekonomike dhe zhbllokojmë potencialin e plotë të fuqisë punëtore.
“Para dy viteve përqindja e grave në sektor ka qenë vetëm 9%, tash është rreth 15%. Për herë të parë në Strategji të enegjisë e kemi paraparë edhe aspektin gjinor që nuk është e zakonshme. Aty e kemi paraparë që deri në vitin 2031, pjesëmarrja e grave në sektor të jetë së paku 25%. Inkurajoni gratë të hyjnë në sektorin e energjisë dhe ofroni atyre mbështetjen e nevojshme. Bëhuni avokues për barazinë gjinore në vendin e punës dhe në komunitetet tuaja. Bashkëpunoni me Ministrinë e Ekonomisë, Energjinë për Barazi dhe MCA Kosovën dhe organizata të tjera për ta zbatuar këtë iniciativë.”– deklaroi ministrja Rizvanolli.
“JETA është një nga projektet kryesore të MCC-së që mbështet barazinë gjinore duke adresuar nën-përfaqësimin e grave në sektorin e energjisë. Shumë nga investimet tona, si këto në Kosovë, synojnë të rrisin pjesëmarrjen e grave në sektorë më të paguar në të cilët ato historikisht kanë qenë të nënpërfaqësuara, siç është energjia. Aktivitetet që po lansojmë sot do t’i japin popullit të Kosovës, dhe veçanërisht grave, mjetet, burimet dhe aftësitë për të avancuar në punësimin në sektorin e energjisë.” – tha Kevin Mitchell, Drejtor Menaxhues, Sektori i Operacioneve, MCC.
Projekti JETA, është një nga tre projektet e përfshira në marrëveshjen e programit Kompakt, me vlerë prej 236.7 milionë dollarësh, të nënshkruar më 28 korrik 2022, ndërmjet Qeverisë së Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, përmes Korporatës së Sfidave të Mijëvjeçarit. Programi Kompakt është investimi më i madh dhe më inovativ në dekadat e fundit, i cili do të të shërbejë si gurthemel i tranzicionit të Kosovës drejt energjisë së gjelbër, do të kontribuojë në sigurinë energjetike të vendit dhe transformimin socio-ekonomik.
Për më shumë informacione rreth “Energji për barazi” dhe për tu regjistruar për sesione informative, vizitoni www.energyforequality.com.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëDalin pensionet me rritjen prej 20 për qind
Petar Boshkoski emërohet Menaxher i Shitjes i Coca-Cola HBC Kosovo
Luftoni stresin dhe përmirësoni përqendrimin me këtë superbarishte të lashtë!
Informata të rëndësishme për konsumatorët e ujit në regjionin e Prishtinës
Lansohet aplikacioni më i ri i lojalitetit që sjell t’mira pafund Kartela Plus!
Shumë klientë po dalin fitues dita ditës nga fushata e fundit e Auto Mita-s
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Rahatoj kamt’ qysh është ma s’miri këtë verë
Më të lexuarat
Arda Guler nga Turqia i dërgon mesazh Carlo Ancelottit për minutazhën te Real Madridi
Çfarë janë uraganet, sa të rrezikshëm janë dhe çfarë mund të ndihmojë në zbutjen e dëmeve?
Mbi 160 mijë euro, 696 kilogramë mjaltë e 250 kilogramë fasule ia gjejnë në shtëpi – Policia arreston të dyshuarin në Ferizaj për kontrabandë e tregti të ndaluar
Pamje nga vizita e Jakup Krasniqit te varri i vëllait, më pas i takon familjarët në fshatin e tij
Kaloi 50 mijë konkurrentë në audicion - kush është Nora Tushi, shqiptarja që po mahnit jurinë gjermane
Berisha: Do të dalin audio-incizime të tjera, do të na vijë turp