LAJMI I FUNDIT:

Vdiq tragjikisht, Panathinaikos me një gjest të jashtëzakonshëm për familjen e George Baldock

Vdiq tragjikisht, Panathinaikos me një gjest të jashtëzakonshëm për familjen e George Baldock

Klubi grek Panathinaikos raportohet se po planifikon që të bëjë një gjest të mrekullueshëm për familjen e ish-lojtarit të tyre George Baldock pas vdekjes së tij tragjike dhe të papritur.

Ish-lojtari i Ligës Premier u gjet i vdekur në pishinën e tij në Glydafa të Athinës më datë 9 tetor.

31-vjeçari iu bashkua Panathinaikosit në verë nga Sheffield United pasi klubi anglez nuk arriti të sigurojë mbijetesën në Ligën Premier.


Tani, sipas një raporti të ri gjiganti grek po planifikon një gjest të jashtëzakonshëm për të nderuar familjen e anglezit.

Sipas Daily Mail, burime pranë klubit kanë konfirmuar se Panathinaikos po konsiderojnë mundësinë për ta respektuar kontratën e plotë të Baldock për të mbështetur familjen e tij.

Mbrojtësi u transferua në Greqi këtë verë duke nënshkruar një kontratë tri vjeçare pasi bëri 219 paraqitje për Sheffieldin.

Burimet pretendojnë se Panathinaikos mban vlera të larta dhe udhëhiqet nga një pronar i cili është i vendosur ta mbështesë të fejuarën e Baldock dhe fëmijën e tyre një vjeçar.

Tutje thuhet se Panathinaikos po mendon që të mbajë një ndeshje bamirësie vitin e ardhshëm për të ndihmuar edhe më shumë familjen e tij.

Baldock kishte bërë katër paraqitje për Panathinaikosin duke përfshirë ndeshjen e tyre të fundit ndaj Olympiacosit vetëm tri ditë para se të gjendej trupi i tij i vdekur./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Liverpooli i jep lejen përfundimisht yllit të skuadrës që të largohet në fund të sezonit

Liverpooli i jep lejen përfundimisht yllit të skuadrës që të largohet në fund të sezonit

Premier League
Çekia ndalet nga Ukraina, situata e grupit të Shqipërisë dhe orari i ndeshjeve të nëntorit

Çekia ndalet nga Ukraina, situata e grupit të Shqipërisë dhe orari i ndeshjeve të nëntorit

Kombëtarja e Shqipërisë
Vlera e skuadrave të Kosovës dhe Qipros para përballjes së sotme

Vlera e skuadrave të Kosovës dhe Qipros para përballjes së sotme

Përfaqësuesja e Kosovës
Florentino Perez dëshiron ta sakrifikojë yllin e Real Madridit për të financuar transferimin e Wirtz

Florentino Perez dëshiron ta sakrifikojë yllin e Real Madridit për të financuar transferimin e Wirtz

La Liga
“Ai do ta fitojë definitivisht”, Neymar e ka të qartë se kush është fituesi i Topit të Artë

“Ai do ta fitojë definitivisht”, Neymar e ka të qartë se kush është fituesi i Topit të Artë

Ndërkombëtare
Man United në mënyrë të pamëshirshme ia ndërpret kontratën Sir Alex Fergusonit

Man United në mënyrë të pamëshirshme ia ndërpret kontratën Sir Alex Fergusonit

Premier League
Kalo në kategori