Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Hungarisë, Peter Szijarto, deklaroi sot në konferencën e përbashkët për shtyp u me kryeministrin Edi Rama dhe Komisionerin e BE-së për Fqinjësinë dhe Zgjerimin, Olivér Várhelyi se, Shqipëria mund të hapë një tjetër grup-kapitujsh, atë që ka të bëj me marrëdhëniet me jashtë, brenda këtij viti në Presidencën hungareze.
I pyetur, pas përfundimit të Konferencës së Dytë Ndërqeveritare Shqipëri-BE në Luksemburg ku u hapën kapituj themelorë të negociatave, nëse do të ketë hapje negociatash me vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor Szijarto tha se, Hungaria e ka vendosur në krye të axhendës së saj përshpejtimin e zgjerimit të BE-së me Ballkanin Perëndimor.
“Kur vjen fjala për axhendën e Presidencës, çështjen e përshpejtimit të zgjerimit me Ballkanin Perëndimor e kemi vendosur në krye të saj dhe kemi disa plane mjaft konkrete. Njëri prej tyre u realizua sot. Ishte një plan e objektiv shumë i qartë i yni për të nisur negociatat e mirëfillta më Shqipërinë.
Szijarto shtoi se përpara fundit të vitit mund të hapet me Shqipërinë edhe grup-kapitulli që ka të bëjë me marrëdhëniet me jashtë.
“Mund ta shënjojmë këtë kutizë, pjesërisht, sepse besoj që në qoftë se gjithsecili bën punën e vet në mënyrë të drejtë dhe në mënyrën e duhur, atëherë përpara fundit të vitit, një tjetër grup-kapitujsh duhet të mund të hapet me Shqipërinë, që është e 6-ta dhe që ka të bëjë me marrëdhëniet me jashtë, dhe që është e qartë që praktikisht, pragmatikisht, po ta shohësh këtë çështje, Shqipëria është gati”, nënvizoi kryediplomati hungarez.
Ndaj, shtoi ai, “shpresoj që të gjitha detyrat burokratike të shtëpisë do të bëhen këtu në Bruksel dhe pastaj do të mund të ulemi për një tjetër Konferencë Ndërqeveritare përpara mbylljes së mandatit të kësaj Presidence”.
Szijarto me tej deklaroi sot se bisedimet e anëtarësimit kanë nisur, për t’u siguruar që Shqipëria do të bëhet anëtare e BE-së sa më shpejt të jetë e mundur.
“Bisedimet e anëtarësimit kanë nisur, për t’u siguruar që Shqipëria do të bëhet anëtare e BE-së sa më shpejt të jetë e mundur”, theksoi ai.
Szijarto shtoi se, “çështja e përshpejtimi të zgjerimit të BE-së drejt Ballkanit Perëndimor ka qenë në krye të rendit të ditës së Presidencës hungareze”.
“E kuptojmë që BE po humbet konkurrueshmërinë, po humbet peshën e tij kur vjen fjala për politikën globale dhe ekonominë botërore”, tha ai. Kësisoj, shtoi Szijarto, “kuptojmë që BE ka nevojë për freski, për energji të re, për një stimul të ri”.
“Duke qenë fqinj të drejtpërdrejtë të Ballkanit Perëndimor, duke e njohur rajonin, e dimë që kjo freski, kjo energji e re për të cilën kemi nevojë do të vijë absolutisht nga hapësira e Ballkanit Perëndimor”, tha ai.
Për rrjedhojë, shtoi Szijarto, “është në interesin e mirëfilltë evropian që zgjerimi i BE drejt Ballkanit Perëndimor të përshpejtohet”.
Nga ana tjetër, nënvizoi ai, “na duhet të ndërmarrim hapa urgjente për të ruajtur besueshmërinë e politikës së zgjerimit”.
“E konsiderojmë politikën e zgjerimit si një prej më të rëndësishmeve të BE-së dhe na duhet të kuptojmë që kjo politikë ka humbur besueshmëri gjatë kohëve të fundit, duke pasur parasysh faktin se koha mesatare e pritjes së vendeve kandidate në Ballkanin perëndimor ka tejkaluar tashmë 15 vjet. Dhe kjo është thjesht e papërshtatshme. Na duhet të përshpejtojmë procedurën e zgjerimit tani”, tha Szijarto.
Nga ana tjetër, shtoi ministri hungarez, “shumica e shteteve anëtare zakonisht shprehen se zgjerimi duhet të jetë një proces i mbështetur në merita. Këtë dëgjojmë si shprehje shumë shpesh dhe meritat janë”.
“Qartësisht nëse do shinim arritjet e Shqipërisë gjatë viteve të fundit, qofshin në ekonomi, në politikë, në çështje sociale është e dukshme që meritat janë të pranishme”, tha Szijarto.
Duke folur për marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Hungarisë, Szijarto u ndal tek përvoja e investitorëve hungarezë në vendin tonë.
“Investuesit hungarezë luajnë rol të rëndësishëm për modernizimin e ekonomisë shqiptare dhe të gjithë ata priren të raportojnë se rrethanat dhe mjedisi që përjetojnë në Shqipëri janë absolutisht të kënaqshme, absolutisht të bazuara në treg dhe në konkurrencë”, tha ai.
Nga ana tjetër shtoi Szijarto, “kur vjen fjala për fusha të tjera, është e qartë se Shqipëria ka ecur shumë mirë kur vjen fjala për kushtet që ka vendosur BE që të ketë mundësi të çelë kapitujt e negociatave”.
Për rrjedhojë, shtoi Szijarto, “është një nder dhe privilegj i madh për ne që nisja e negociatave të vërteta, thelbësore, me Shqipërinë për anëtarësim, nisën gjatë Presidencës hungareze. Madje mund të them që ky po shndërrohet në zakon nga ana jonë, sepse 14 vjet e gjysmë më parë, ishim po në këtë pozicion, dhe ishte hera e fundit kur përgatitjet e një vendi kandidat përfunduan. Në atë kohë ishte Kroacia”.
“Shpresoj që të mos presim deri në Presidencën tjetër hungareze për të pasur një anëtarësim tjetër”, theksoi Szijarto.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje
Analistët komentojnë adresimin e presidentes Osmani në Kuvend
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje