LAJMI I FUNDIT:

“Të copëzuar i shërbeni Ramës”, Kikia flet për fragmentarizimet e opozitës

“Të copëzuar i shërbeni Ramës”, Kikia flet për fragmentarizimet e opozitës

Analisti Mentor Kikia, i ftuar në Euronews Now, ka shprehur shqetësimin se fragmentarizimi i opozitës, përfshirë partitë ekzistuese dhe grupimet e reja, do të bëjë që ato të shërbejnë si instrumente në favor të qeverisë se Edi Ramës.

Kikia argumentoi se, edhe pse qëllimi i këtyre grupimeve mund të jetë rrëzimi i qeverisë, antagonizmi mes tyre do të ndihmojë mazhorancën duke copëzuar votat.

Kikia theksoi se zgjedhjet janë një proces aritmetik dhe se një kandidat i opozitës mund të mos arrijë në parlament për një numër të vogël votash, duke e përmendur si shembull se 200 vota mund të jenë vendimtare.


Kikia i bëri thirrje opozitës të gjejë një bashkim më të fortë për të qenë efektive në përpjekjet e saj për të ndryshuar qeverisjen aktuale.

“Unë e kuptoj egon dhe ambicien karrieriste. Por ndërkohë që votën antiqeveritare e ndan së paku në 7 copa, unë mendoj që pa thënë që Edi Rama ka të sigurt fitoren, pa dyshim që favorizon një parti të vetme, që të gjithë votën e saj e mbledh në një thes të vetëm. Në fund zgjedhjet janë aritmetikë. Një kandidat i opozitës mundtë mos shkojë në parlament për 200 vota, 200 vota i merr ti që s’të hyjnë në punë kërrkund. Sot kemi shumë parti opozitare, por kemi 4 grupime që nuk janë askund për të pasur një qëllim që të rrëzojnë qeverinë. Këto parti sa mund të jenë në antagonizëm me qeverinë, aq janë dhe me njëra-tjetrën,” –tha Kikia.

Në trend Lajme

Më shumë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Politikë
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost

“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin

Lajme
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Lajme
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve

Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve

Drejtësi
Analistët komentojnë adresimin e presidentes Osmani në Kuvend

Analistët komentojnë adresimin e presidentes Osmani në Kuvend

Lajme
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Kalo në kategori