LAJMI I FUNDIT:

Si e rrëzuan rusët dronin e tyre të avancuar që fluturoi mbi Ukrainë?

Si e rrëzuan rusët dronin e tyre të avancuar që fluturoi mbi Ukrainë?

Si e rrëzoi Rusia dronin e vetë të avancuar që fluturoi mbi Ukrainë?

Dy fluturake të paidentifikuara janë parë duke fluturuar mbi rajonin ukrainas Donetsk në fillim të këtij muaji, kur njëri befasisht lëshon një raketë – duke goditur fluturaken tjetër në qiell ku si pasojë ndodhë një shpërthim i fuqishëm që kapet me kamerë amatore.

Teoritë e hershme sugjeronin se videoja është filmuar gjatë një mision rutinor të mbrojtjes ajrore, ku një aeroplan ukrainas e kishte ndjekur nga pas dhe kishte rrëzuar dronin e lansuar nga trupat e Moskës – skenar ky që është realizuar disa herë që nga shkurti i vitit 2022, transmeton Telegrafi.


Por lajmi se forcat ajrore ukrainase nuk janë përfshirë në këtë aksion kanë nxitur spekulime, ku analistët dhe vëzhguesit e luftës nga të dyja palët bënë të pamundurën që të mbulojnë ngjarjen e vërtetë pas këtij incidenti misterioz.

Ministria ruse e Mbrojtjes asnjëherë nuk është deklaruar lidhur me atë se çfarë në të vërtetë ndodhi.

Por nuk kaloi shumë gjatë dhe kanalet e respektuara që vëzhgojnë luftën si dhe burime nga të dyja palët e përfshira në luftë, kanë konfirmuar atë që mbështetësit e Ukrainës kishin besuar se ka ndodhur – që forcat ajrore të Vladimir Putinit ishte detyruar të rrëzojë një prej aseteve të tyre të çmueshme.

Besohet se një aeroplan luftarak Su-57, një prej fluturakeve më të avancuara ruse – rrëzoi një dron S-70 Hunter të ushtrisë ruse, që kishte pësuar defekt teknik dhe po fluturonte më thellë në territorin që kontrollohej nga ukrainasit.

Edhe pse piloti disi ishte i suksesshëm në mbajtjen e kësaj pajisje larg duarve të ushtarëve të Zelenskyt, një pjesë e madhe e dronit megjithatë ra në Ukrainë dhe tani po analizohet nga shkencëtarët dhe inxhinierët e këtij vendi. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Sondazhi më i ri i Reuters - kush po udhëheq, Harris apo Trump?

Sondazhi më i ri i Reuters - kush po udhëheq, Harris apo Trump?

Amerika
Shihni se si duken objektet tokësore të Hezbollahut: Infrastruktura dhe baza logjistike

Shihni se si duken objektet tokësore të Hezbollahut: Infrastruktura dhe baza logjistike

Azia
Trump e përfundon në mënyrë të pazakontë një tubim - Harris shpreson se ai është mirë

Trump e përfundon në mënyrë të pazakontë një tubim - Harris shpreson se ai është mirë

Amerika
NASA nisi një mision jashtëzakonisht të rëndësishëm - anija kozmike do të kryejë një udhëtim prej 2.9 miliardë kilometrash

NASA nisi një mision jashtëzakonisht të rëndësishëm - anija kozmike do të kryejë një udhëtim prej 2.9 miliardë kilometrash

Botë
Elon Musk i jep 75 milionë dollarë grupit pro-Trump – bëhet një nga donatorët më të mëdhenj republikanë

Elon Musk i jep 75 milionë dollarë grupit pro-Trump – bëhet një nga donatorët më të mëdhenj republikanë

Amerika
SHBA ultimatum Izraelit: I keni 30 ditë afat që ta përmirësoni gjendjen në Gaza

SHBA ultimatum Izraelit: I keni 30 ditë afat që ta përmirësoni gjendjen në Gaza

Azia
Kalo në kategori