LAJMI I FUNDIT:

Blerim Sejdiu në “PodGo”: Qeveria e re duhet të bëjë më shpejtë punët, kemi shumë projekte për Komunën e Zhelinës

Blerim Sejdiu në “PodGo”: Qeveria e re duhet të bëjë më shpejtë punët, kemi shumë projekte për Komunën e Zhelinës

Kryetari i Komunës së Zhelinës Blerim Sejdiu, është i ftuari i radhës në emisionin “PodGo”, me të cilin kemi diskutuar tema të ndryshme, ndërsa fillimisht diskutuam për projektin në të cilin është duke u punuar – bulevardi në fshatin Zhelinë. Sejdiu tha se ky projekt do të kushtojë rreth 1.5 milionë euro, por se shuma përfundimtare nuk dihet ende.

Ai theksoi se e ka ndryshuar këtë projekt, ndërsa protestat që u bënë nga disa banorë i quajti si të panevojshme.


“Bulevardi ka kosto prej 1.5 milionë euro, por varet se çfarë do të duam të shtojmë. Do ta ndërtojmë me kanalizim atmosferik. Do të ketë zgjerim të rrugëve, ndriçim, trotuare. E kam ndryshuar pak si projekt, pjesa e mesme do të jetë më e ngritur”, tha Sejdiu, i cili shtoi se projekti do të kishte kosto më të ulët nëse do të bëhej sipas kërkesave të banorëve që protestuan.

E pyetëm nëse do të garojë edhe një mandat për kryetar të Komunës së Zhelinës, Sejdiu tha se nuk ndihet i lodhur, por se ende nuk ka vendosur.

“Nuk ndihem i lodhur, por do ta shohim. Këta të BDI-së presin se çfarë do të them unë. Si koalicion do ta bëjmë strategjinë më të mirë për Zhelinën. Komuna e Zhelinës kësaj radhe do të fitohet më lehtë. Gara që ka qenë më serioze është me Fatmir Izairin, ndërsa tani BDI nuk ka kandidat të tillë. Jam i sigurt se do të ketë një raund në Zhelinë”, tha Sejdiu.

Në lidhje me Qeverinë e re, në të cilën bënë pjesë edhe VLEN-i, ai tha se punojnë shumë ngadalë, ndërsa u kërkoi që t’i përshpejtojnë gjërat.

“Do të doja që të shtohet intensiteti i punëve dhe me dinamikë më të madhe. Punët nuk t’i jep askush nëse nuk i kërkon. Kjo është kritikë, dmth gjërat shkojnë shumë ngadalë. Gjërat duhet të përshpejtohen, pasi edhe ndërkombëtarët na thonë se jemi mbrapa”, tha Sejdiu.

Ai tha se është krenar me projektin e bulevardit në Zhelinë, ndërsa shtoi se ende e shqetëson çështja e ujit të pijshëm në Merovë, si dhe çështja e turizmit në Sallarevë.

Sejdiu na tregoi edhe një situatë kur është dënuar nga policia në komunikacion për mos vendosje të rripit të sigurimit, si dhe tejkalim të shpejtësisë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Haradinaj reagon ndaj vendimit të OVL-UÇK-së: Dita e Pavarësisë nuk i takon vetëm veteranëve

Haradinaj reagon ndaj vendimit të OVL-UÇK-së: Dita e Pavarësisë nuk i takon vetëm veteranëve

Lajme
Përfundon numërimi i votave për deputetë në pesë komuna, vazhdon në 29 të tjera

Përfundon numërimi i votave për deputetë në pesë komuna, vazhdon në 29 të tjera

Politikë
Reagon ish-kryetarja e Kushtetueses,Caka: Nuk kam diskutuar me askënd për ndonjë funksion politik

Reagon ish-kryetarja e Kushtetueses,Caka: Nuk kam diskutuar me askënd për ndonjë funksion politik

Politikë
Ambasada e Kosovës në Austri me një njoftim të rëndësishëm për konvertimin e patentë shoferëve

Ambasada e Kosovës në Austri me një njoftim të rëndësishëm për konvertimin e patentë shoferëve

Lajme
Bekim Jashari i reagon OVL-UÇK-së: Ka mijëra arsye për të festuar lirinë dhe pavarësinë, bojkoti nuk ndryshon rrjedhën e historisë

Bekim Jashari i reagon OVL-UÇK-së: Ka mijëra arsye për të festuar lirinë dhe pavarësinë, bojkoti nuk ndryshon rrjedhën e historisë

Lajme
Arrestimi i Veliajt me urdhër të SPAK, reagon delegacioni i BE në Tiranë

Arrestimi i Veliajt me urdhër të SPAK, reagon delegacioni i BE në Tiranë

Lajme
Kalo në kategori