LAJMI I FUNDIT:

Ylli i Man Cityt ‘injoron’ Rodrin dhe zgjedh Viniciusin si fitues të Topit të Artë

Ylli i Man Cityt ‘injoron’ Rodrin dhe zgjedh Viniciusin si fitues të Topit të Artë

Më vonë gjatë këtij muaji do të mbahet ceremonia e Topit të Artë 2024. Dy kandidatët kryesorë për ta fituar këtë çmim janë Vinicius Junior dhe Rodri.

Megjithatë, mes këtyre dy lojtarëve besohet se ylli i Real Madridit është favoriti për ta çuar këtë çmim në shtëpi për herë të parë.

Real Madridi e po ashtu edhe disa nga bashkëlojtarët e Vinicius besojnë fuqishëm se 23-vjeçari është fitues i merituar ndërsa ai tani ka marrë mbështetjen edhe nga një bashkëlojtar i Rodrit.


Ederson i cili është bashkëlojtar i Viniciusit tek Brazili, ka folur në favor të tij kur u pyet për fituesin e Topit të Artë në një intervistë për TNT Sports.

“E mbështes Viniciusin, po ashtu Rodrin. Ai që e fiton do të jetë një fitues i merituar, por mendoj se Vini e meriton për gjithçka që ka bërë në Ligën e Kampionëve, për gjithçka që bëri sezonin e kaluar. Por nëse Rodri e fiton, do të isha i lumtur gjithashtu”, ka thënë Ederson.

Mbetet të shihet se kush do ta fitojë Topin e Artë këtë vit, por tani të paktën, duket se ata të Real Madridit do të ndahen të lumtur në fund./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Prapaskenat e ndeshjes Kosovë - Qipro: Nga mesazhet e Dardanëve te problemet e Zhegrovës dhe kapiteni Vojvoda

Prapaskenat e ndeshjes Kosovë - Qipro: Nga mesazhet e Dardanëve te problemet e Zhegrovës dhe kapiteni Vojvoda

Përfaqësuesja e Kosovës
Çekia ndalet nga Ukraina, situata e grupit të Shqipërisë dhe orari i ndeshjeve të nëntorit

Çekia ndalet nga Ukraina, situata e grupit të Shqipërisë dhe orari i ndeshjeve të nëntorit

Kombëtarja e Shqipërisë
Dardanët ‘godasin’ Armand Dukën me transparent në ndeshjen Kosovë-Qipro

Dardanët ‘godasin’ Armand Dukën me transparent në ndeshjen Kosovë-Qipro

Përfaqësuesja e Kosovës
Situata e grupit të Kosovës pas ndeshjeve të sotme dhe orari për ndeshjet e nëntorit

Situata e grupit të Kosovës pas ndeshjeve të sotme dhe orari për ndeshjet e nëntorit

Përfaqësuesja e Kosovës
Zhegrova flet pas zëvendësimit: I kërkova falje trajnerit, ndaj Rumanisë shkojmë vetëm për fitore

Zhegrova flet pas zëvendësimit: I kërkova falje trajnerit, ndaj Rumanisë shkojmë vetëm për fitore

Ndërkombëtare
Dy ndeshje, dy fitore në muajin tetor: Kosova mposht edhe Qipron, me lehtësi

Dy ndeshje, dy fitore në muajin tetor: Kosova mposht edhe Qipron, me lehtësi

Përfaqësuesja e Kosovës
Kalo në kategori