LAJMI I FUNDIT:

Ahmeti priti në takim ambasadorin e ri bullgar në RMV, Radukov: Bullgarët në Maqedoni janë realitet, duhet të jenë pjesë e kushtetutës

Ahmeti priti në takim ambasadorin e ri bullgar në RMV, Radukov: Bullgarët në Maqedoni janë realitet, duhet të jenë pjesë e kushtetutës

Në selinë e Bashkimit Demokratik për Integrim, Kryetari i BDI-së Ali Ahmeti, priti Ambasadorin e ri të Bulgarisë në Shkup, Zheljazko Radukov.

Ahmeti uroi Ambasadorin Radukov për rikthimin e tij në Maqedoninë e Veriut dhe e siguroi që bashkëpunimi i ngushtë në funksion të së ardhmës europiane dhe fqinjësisë së mirë do të vijojë edhe më tej.

Ahmeti dhe Radukov bashkëbiseduan për kornizën negociuese të Bashkimit Europian dhe integrimin e vendit në BE si dhe situatën aktuale politike në vend e rajon.


Korniza negociuese e miratuar nga Bashkimi Europian është e qartë dhe duhet të zbatohet për ta vijuar rrugëtimin tonë drejt Brukselit.

Komuniteti bullgar në Maqedoninë e veriut është realitet dhe duhet të përfshihet në Kushtetutë, ndërsa nga kjo nuk humbet asgjë askush, përkundrazi, fitojnë të gjithë.

Prioritet i BDI-së është pikërisht vazhdimi i rrugëtimit europian, prandaj dhe ndryshimet kushtetuese duhet të ndodhin menjëherë sepse qytetarët presin të bëhemi pjesë e Bashkimit Europian.

Ahmeti përsëriti që Marrëveshja e Ohrit, ajo e Prespës dhe e fqinjësisë së mirë janë përcaktime të BDI-së dhe do të angazhohet në mbështetje dhe zbatim të tyre.

Ahmeti dhe Rudakov diskutuan edhe për situatën politike në vend, me ç’rast Ahmeti foli për tendencën e qeverisë me legjitimitet monoetnik dhe Gjykatës mbivotuese Kushtetuese për ta cënuar në tërësi Marrëveshjen e Ohrit, frymën e saj dhe kohezionin shoqëror në vendin tonë duke imponuar supremaci etnike.

“Kjo është e papranueshme. Shqiptarët “e ndershëm” dhe preferencial të zgjedhur nga VMRO DPMNE, ngrenë dorë nga Europa, por edhe nga barazia, duke i nënçmuar dhe poshtërsuar shqiptarët për kolltuqet dhe motivet e tyre korruptuese”, thuhet në njoftimin e BDI-së.

Në trend Lajme

Më shumë
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Lajme
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Politikë
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost

“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin

Lajme
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Lajme
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve

Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve

Drejtësi
Kalo në kategori