LAJMI I FUNDIT:

​Ushqimi në FSK, Quni: Ushtarët po përballen me rrezikun real nga helmimi

​Ushqimi në FSK, Quni: Ushtarët po përballen me rrezikun real nga helmimi

Situatë alarmante e ka quajtur nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Anton Quni mënyrën e ushqimit të Forcave të Sigurisë së Kosovës.

Quni deklaroi  se kjo po ndodhë si shkak i keqmenaxhimit dhe neglizhencës së qeverisë aktuale.

Në një konferencë për media, Quni tha se ushtarët po përballen me rrezikun real nga helmimi për shkak të kushteve sanitare.


“Situata nuk është thjesht një çështje e vonesave në ushqim, është një çështje shëndeti, sigurie e gatishmërie operative. Ushtarët tanë tani përballen me rrezikun real të helmimit nga ushqimi, dhe infeksioneve për shkak të kushteve sanitare dhe shërbimeve të paqëndrueshme ushqimore”, tha Quni në një konferencë për media.

Ai përmendi faktin që komandanti i Forcave të Sigurisë së Kosovës, Bashkim Jashari ka paralajmëruar ndaljen e të gjitha aktiviteteve si shkak i kësaj krize.

Quni tha se LDK-ja ka një plan të qartë për ta zgjidhur këtë situatë, derisa potencoi se nën drejtimin e tyre do të aplikonin standardet ndërkombëtare për kushtet dhe ushqimin e ushtarëve të Kosovës.

Ndërkaq, Armend Zemaj nga LDK tha se janë mbledhur votat e mjaftueshme për të thirrur një seancë të jashtëzakonshme lidhur me këtë çështje.

Ndryshe, sot presidentja Vjosa Osmani ka kërkuar një raport nga komandanti i FSK-së, mbi situatën që po diskutohet.

Ajo po ashtu ka ftuar në takim komandantin e FSK-së dhe ministrin e Mbrojtjes, Ejup Maqedonci.

Lajmin e ka konfirmuar për Telegrafin, Bekim Kupina, këshilltar i presidentes Osmani.

“Poashtu i ka ftuar në takim për ta diskutuar këtë çështje edhe më në detaje komandantin e FSK-së, gjenerallejtënant Jashari, por edhe Ministrin e Mbrojtjes Maqedonci. Presidentja angazhohet, brenda kompetencave të saj, në funksion të zgjidhjes së problemit të shfaqur që ndikon pashmangshëm në operacionalitetin e FSK-së, procesin zhvillimor të saj, imazhin dhe integritetin e saj institucional”, ka thënë Kupina.

Ndryshe, çështja e furnizimit me ushqim në FSK ka qenë ndër temat kryesore të diskutimit në Kosovës ditëve të fundit.

Nga Ministria e Mbrojtjes të premten deklaruan se të gjitha kazermat e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) janë funksionale dhe po shërbehet llojllojshmëri shujtash (ushqime)./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Politikë
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost

“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin

Lajme
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Lajme
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve

Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve

Drejtësi
Analistët komentojnë adresimin e presidentes Osmani në Kuvend

Analistët komentojnë adresimin e presidentes Osmani në Kuvend

Lajme
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Kalo në kategori