Shkrimtarja koreano-jugore Han Kang, e njohur për tregimet e saj të sakta dhe tronditëse, është fituesja e Çmimit Nobel për Letërsi 2024. “53-vjeçarja u vlerësua për “prozën e saj intensive dhe poetike, që përballet me traumat historike dhe ekspozon brishtësinë e jetës njerëzore”, thanë të enjten nga Komiteti i Nobelit, transmeton Telegrafi.
Anders Olsson, kryetari i komitetit të Nobelit për Letërsinë, vuri në dukje “ndërgjegjësimin unik të Hanit për lidhjet midis trupit dhe shpirtit, të gjallëve dhe të vdekurve, dhe në stilin e saj poetik dhe eksperimental ajo është bërë një novatore në prozën bashkëkohore”.
Han, e cila ka fituar disa çmime kombëtare dhe ndërkombëtare për veprën e saj, është gruaja e parë aziatike dhe shkrimtarja e parë koreano-jugore që fiton Çmimin Nobel për Letërsi. Çmimi i saj, i cili shoqërohet me një shpërblim prej 11 milionë korona suedeze (970 mijë euro), vjen në sfond të rritjes së vlerësimit ndërkombëtar për muzikën, filmin dhe letërsinë koreano-jugore.
“Shpresoj që ky lajm të jetë i bukur për lexuesit e letërsisë koreane”, tha Han për faqen e internetit të Nobelit.
“Kam qenë në gjendje të flas me Han Kangun në telefon”, tha sekretari i përhershëm i Akademisë Suedeze, Mats Malm, gjatë shpalljes së fituesit. “Ajo po kalonte një ditë të zakonshme, me sa duket – sapo kishte mbaruar darkën me djalin e saj. Ajo nuk ishte vërtet e përgatitur për këtë, por ne kemi filluar të diskutojmë përgatitjet për dhjetorin kur do t’i dorëzohet Çmimi Nobel”.
Presidenti koreano-jugor Yoon Suk Yeol e përgëzoi Hanin në një postim në Facebook: “Ju i keni shndërruar plagët e dhimbshme të historisë sonë moderne në një vepër madhështore letrare. Shpreh respektin tim të thellë për ju që keni ngritur vlerën e letërsisë koreane”.
Romanet e Hanit përfshijnë “Vegjetarianja” që fitoi çmimin ndërkombëtar “Man Booker” më 2016. Libri tregon historinë e një gruaje, ëndrrat e dhunshme të së cilës e nxisin të sfidojë familjen dhe traditën dhe të heqë dorë nga ngrënia e mishit, duke pretenduar në vend të kësaj një ekzistencë “si bimë”. “Financial Times” e përshkroi atë si “të shkurtër, të çuditshëm dhe të paharrueshëm”.
Kritikët kanë lavdëruar shumëllojshmërinë stilistike të letërsisë së Hanit dhe prozën e saj të mbushur me metafora, që herë-herë është e errët. Anna-Karin Palm, anëtare e Komitetit të Nobelit për Letërsi, tha se Han shkruan “prozë lirike intensive që është njëkohësisht e butë dhe brutale, dhe nganjëherë edhe paksa surealiste”.
Temat përfshijnë fuqinë e ngjarjeve të së kaluarës mbi të tashmen. Veprat e saj shpeshherë përfshijnë personazhe të gjalla dhe të vdekura, duke sjellë shumë dimensione në tregim. Subjektet përfshijnë ballafaqimin pa kompromis me dhunën politike që ka lënë gjurmë në historinë koreano-jugore dhe në traumat personale.
Në romanin “Veprime njerëzore”, botuar në anglisht në 2016 dhe lavdëruar nga Olssoni si “letërsi dëshmie”, Han kthehet në qytetin e saj të lindjes në jugperëndim, Guangju, të cilin familja e saj e la disa muaj përpara se protestat e vitit 1980 kundër regjimit ushtarak të Seulit të shtypeshin duke lënë qindra të vrarë.
Romani “Duart e tua të ftohta”, mbartë interesimin e saj për artin. Libri riprodhon një dorëshkrim të lënë pas nga një skulptor i zhdukur, i cili është i fiksuar pas bërjes së trupave të femrave në allçi. “Ka një preokupim me anatominë e njeriut dhe lojën mes personazhit dhe përvojës, ku në punën e skulptorit lind një konflikt midis asaj që trupi zbulon dhe asaj që fsheh. Jeta është një fletë që harkohet mbi një humnerë, dhe ne jetojmë sipër saj si akrobatë të maskuar”, thuhet në njoftimin e Komitetit të Nobelit.
Fitorja e Han Kangut cilësohet si triumf jo vetëm për letërsinë koreane, por edhe si një kujtesë rëndësisë dhe ndikimit të botuesve të vegjël të cilët marrin përsipër kaq shumë obligime nga puna e rëndë e prezantimit të letërsisë së përkthyer për një audiencë më të gjerë. Kështu, para se të botohej më vonë nga botuesit e mëdhenj britanikë, “Vegjetarianja” më 2015 ishte botuar nga një shtëpi e vogël botuese që më nuk ekziston, “Portebello Books”.
Romani i saj më i fundit, i cili do të botohet në anglisht vitin e ardhshëm me titullin “Ne nuk ndahemi”, trajton masakrën e të dyshuarve për bashkëpunim me komunistët në një ishull të largët, siç është treguar përmes historive të familjeve që kanë qenë të shtypura për një kohë të gjatë.
Çmimi Nobel për Letërsi është përballur prej kohësh me kritika se ai është shumë i përqendruar te shkrimtarët evropianë dhe amerikano-veriorë. Gara ka qenë, gjithashtu, e dominuar nga meshkujt, me vetëm 17 gra në mesin e 119 laureatëve të saj deri më tani. Gruaja e fundit që fitoi ishte Annie Ernaux e Francës, më 2022.
Në një intervistë për “Financial Times” pas çmimit të saj “Man Booker International”, Han, babai dhe vëllai i së cilës janë gjithashtu shkrimtarë, tha: “Gjithmonë më ka magjepsur delikatesa dhe nuancat e gjuhës, prandaj kam një borxh të madh ndaj letërsisë koreane. Por, kur shkruaj romanet e mia, gjithmonë kam një ndjenjë të universalitetit”. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Fjalë të urta popullore: Edhe diell të bëhesh, të gjithë nuk i ngroh dot!

Survejimi i pesë shkrimtarëve të Kosovës, gjatë qëndrimit në Shqipëri në vitin 1973

GJUHA SHQYPE

Ngjyra që simbolizon si jetën ashtu edhe vdekjen

Harta e shteteve të Evropës, gjatë 2400 vjetëve

Stili muzikor i qyteteve te Shqiperisë së mesme dhe të Kosovës

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Pyetet për Xhenetën, Gjesti: Nuk do t’ia ktheja me të keq siç më ka bërë mua, por nuk do të doja që të hynte në shtëpi

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

E konfirmojnë nga Google, nuk ka më verifikim me SMS për Gmail – zëvendësohet me kodin QR

Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania