LAJMI I FUNDIT:

Dardanët nisen për Lituani: Synimi i vetëm janë tri pikë

Dardanët nisen për Lituani: Synimi i vetëm janë tri pikë

Kosova do të jetë mysafire e Lituanisë për përballjen që luhet në kuadër të Ligës së Kombeve.

Ndeshja që luhet këtë të shtune, do të fillojë në ora 15:00.

Dardanët tashmë janë nisur për në Lituani, që t’i kryejnë procedurat e fundit para ndeshjes.


Kosova është në Ligën C, Grupi 2 me tri pikë, aq sa ka edhe Qipro, ndërsa lituanezët nuk kanë asnjë.

Përfaqësuesja jonë shihet si favorite në letër për këtë takim dhe do të synojmë pikët e plota.

Rivalin më të madh në këtë grup e kemi Rumaninë, pasi na kanë mposhtur 3-0 në ndeshjen e parë.

Me një fitore në ndeshjet që mbyllen në nëntor, do të shpresojmë që të jemi lider dhe të kalojmë në Ligën B. /Telegrafi/