LAJMI I FUNDIT:

​PSD me aksion në Merdar, pengohen nga Policia

​PSD me aksion në Merdar, pengohen nga Policia

Policia e Kosovës ka penguar anëtarët e Partia Socialdemokrate (PSD) të vendosin një pankartë me mbishkrimin “Jam i ngutshëm, por i kthyeshëm”, në rrethojat te pika kufitare në Merdar.

Të njëjtit kanë kërkuar nga PSD që pankartat t’i vendosin jashtë rrethojave, porse këtë e kundërshtuan Partia Socialdemokrate.

Në pankartën e PSD-së, ishte e vendosur figura e kryeministrit, Albin Kurti me një mbishkrim “Jam i ngutshëm, por i kthyeshëm”.


Aksioni i PSD-së u organizua pas vendimit të qeverisë për heqjen e kufizimit për mallrat nga Serbia, në Merdar.

Por nga PSD përmes një psotimi në rrjetin social në Facebook kanë shkruar që nga fillimi i kësaj qeverie, Kosova është udhëheqë nga një politikë pa princip, pa koherencë dhe të pandershme.

“Kosova është e izoluar me sanksione krahas Bjellorusisë, Venezueles e Iranit, ndërkohë që po na përvidhet autonomia. Në krejt këto situata po rritet pensioni për 20 euro, që se mbulon as inflacionin e tri viteve të fundit.

Kjo nuk është qeverisje me integritet, kjo është një qeveri që shkon sipas interesave të pushtetit të një njeriu.

Kurti ka ndërtu një qasje politike bazuar në iluzione: çdo herë vepron me dy mesazhe të kundërta. Fillimisht bën një lëvizje të bujshme që duket si rezistencë ndaj presioneve të jashtme – i ashpër, i paepur, sikur nuk bën kompromis”, thuhet në postim. /Kp/Telegrafi/